Fleckenstein takon Metën në Presidencë: Avancim reformave, konsensus pozitë-opozitë

480
Reforma në Drejtësi dhe ajo e Kodit Zgjedhor, janë dy nga prioritetet kryesore për të cilat Shqipëria nuk po gjen dot dritën jeshile të bashkëpunimit mes partive
Knut Fleckenstein, Raportuesi për Shqipërinë në PE dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin kanë zhvilluar një vizitë në Presidencë tek kreu i shtetit Ilir Meta. Ata u futën në takim në orën 10:15 min dhe dolën prej andej në orën 11:00 të paradites së djeshme. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein i shoqëruar nga ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë në Tiranë, Romana Vlahutin, zhvilluan një takim me Presidentin Ilir Meta. Fleckenstein mbërriti ditën e djeshme në Tiranë, ku i nisi takimet me kreun e shtetit. Ky është takimi i parë i Fleckenstein me Metën, që nga koha e marrjes së detyrës si President. “Avancimi i reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces”, u shpreh Presidenti Meta. Kreu i shtetit nënvizoi më tej se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë. Europarlamentari dhe raportues në PE për Shqipërinë Knut Fleckenstein ka mbërritur në një vizitë zyrtare në vend, në kuadër të një tryeze diskutimi lidhur me Procesin e Berlinit. Por gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Fleckenstein është takuar fillimisht me Presidentin Ilir Meta. Më pas, eurodeputetit është takuar me Kryetarin e Kuvendin Gramoz Ruci dhe Kreun e Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. I pyetur se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të çelur negociatat Fleckenstein ishte i qartë në përgjigjen e tij. “Duhet të vazhdojnë siç kanë punuar vitet e fundit”, tha ai. Raportuesi për Shqipërinë ka bërë disa takime në vendin tonë edh emë herët. Në të gjitha ato prioritet ka qenë përmbushja e kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Edhe këtë radhë në agjendën e bisedimeve kanë qenë dy pika kryesore ajo e reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi si pikat kyçe që do të bënin të mundur hapjen e negociatave për në BE. Kreu i shtetit e kishte takimin e tij të parë në këtë detyrë me raportuesin Knut Fleckenstein. Mësohet se nga ana e tij, Presidenti e ka garantuar raportuesin, se do të bëjë të pamundurën për të dhënë ndihmën e tij me qëllim realizimin e objektivave të vëna Shqipërisë në kuadër të integrimit. Prej vitesh vendi ynë ndodhet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve, të cilët kërkojnë me çdo kusht që të përmbushen objektivat e vëna. Por deri më sot ende nuk ka rezultate konkrete. Reformat kryesore të vendit, ajo e drejtësisë si dhe ajo zgjedhore, pritet të kenë më shumë vëmendjen. Gjithsesi, deri tani nuk ka qenë vullneti i forcave politike për të bashkëpunuar në këtë drejtim. Mes tyre ka pasur përplasje të të gjitha llojeve që nuk kanë mundur të hapin rrugën e kryerjes së reformave. Për hapjen e negociatave nuk ka ende një afat të caktuar.
Sigal