Kryemadhi: Duhet të kuptojmë një gjë. Ne kemi votuar reformën në drejtësi me 140 vota dhe kryetari i Parlamentit të asaj kohe, Ilir Meta ka qenë hallka kryesore që ccoi votimin e kësaj reforme në unanimitet të plotë. Sot sistemi drejtësisë është komplet nën kontroll qeveritar. Sot kemi garë midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt se kush kontrollon drejtësinë.
Kryemadhi: Sot lufta është midis grupeve brenda Partisë Socialiste. Dhe këtë e ndjejnë qytetarët. Kemi një ekonomi informale, që vjen nëpërmjet parave të drogës që nis nga ndërtimet e me radhë. Ne nuk e zbërthejmë dot dhe ju si gazetarë, po SPAK ka mundësinë për ta zbërthyer. Unë nuk do të ndalem. Pavarësisht ka vullnet apo nuk ka vullnet SPAK për inceneratorin e Tiranës. Shkresat aty janë, jam nuk jam unë do të dalë një Monikë tjetër që do ta vazhdojë.
Kryemadhi: Skeptike jam, Taulant Tusha ka problem të tjëra. Lefter Koka ishte hallka e fundit e kësaj afere. Lefter Koka u përdor nga Edi Rama dhe grupi tjetër që sot është në luftë me Edi Ramën. Inceneratori i Tiranës janë off shore dhe miliona eurot që paguajmë. Bashkia e Tiranës ka paguar 60 milionë euro.






















