Fjalimi i Ramës në 2012 kur akuzonte Berishën për situatën e dëborës. Vasili: Demagog pa shërim

161
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar fjalimin e Edi Ramës në vitin 2012, kur akuzonte qeverinë “Berisha” për bllokimin e rrugëve nga dëbora. Edhe pse situata ishte shumë pak më e rëndë se këto dite, në atë kohë Rama thoshte se Berisha rrinte në media dhe nuk merrej me situatën.

Vasili shprehet se këto qëndrime tregojnë se Edi Rama është një demagog dhe jo një kryeministër që mendon për qytetarët.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama dje dhe sot si nje diarre demagogjie pa sherim!

Dje dhe pikerisht ne 14 shkurt 2012, ne kohen e emergjences se debores se atehershme Edi Rama ne opozite mbante kete fjalim:

“Dje ne pamë nga mëngjezi në darkë një shfaqje shurdhërie me zë e me figurë dhe aktor protagonist kryeministrin. I cili e harroi Shqipërinë që digjet nën dëborë dhe u kreh me orë të tëra në ekranin e televizorit.

Telefonatat në selinë tonë nuk rreshtin. Vijnë nga komuna e fshatra të izoluar që kërkojnë ndihmë. Kërkojnë ushqim. Kërkojnë dikë që t’i ndihmojë të nxjerrin të sëmurët nga ferri i dëborës për t’i çuar në spital.

Kërkojnë shtetin që shfaqet me fadroma pa karburant. Me ministra pa axhendë. Me forca pa plan.

Dhe zhduket sapo zhduken kamerat që e filmojnë në vizitat e veta propagandistike.”

Sot pikerisht ne shkurt 2021 demagogu i shplare Edi Rama ndenji tre ore ne TV foli per turizmin e Tiranes, shau opoziten foli per bukurite imagjinare te rilindjes urbane dhe te gjithe idiotesirat e botes nderkohe, qe e gjithe Shqiperia ishte bllokuar nga bora, por  demagogu kryeminister Edi Rama nuk foli asnje fjale te vetme nuk mori asnje mase dhe i la shqiptaret vetem ne diten e hallit.

Dhe kush pa, i njejti demagog Edi Rama, qe dje akuzonte kryeministrin e kohes per daljen ne TV sot u shtri tre ore para mediave duke leshuar pa fund jashteqitje propagandistike.

Filmimet mbi borepastruese etj gomarlleqe propagandistike shqiptaret i pane dje nga po i njejti Edi Rama qe 9 vjet me pare leshonte diarrete e tij demagogjike per filmimet e qeverise se kohes.

Njerezit u dergjen me ore te tera ne rruget e bllokuara nga bora, nderkohe demagogu i kriminalizuar foli vetem sot me Video per Shen Valentinin.

Edi Rama eshte thjesht nje demagog parazit, qe nuk di te bej asgje tjeter, nje i paafte, pa asnje plan, pa logjistike, me ministra idioter pra me zero qeveri.

Gjithshka me siper e provon pa asnje ekuivok kete demagogji te tij.

Hiqini demagogjine dhe sejmenet mediatike shpineperkulur dhe nga Edi Rama nuk mbetet asgje… behet hi.