Qosja shprehet se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe për të. Ai iu ka bërë thirrje demokratëve, që t’i bashkohen rrugëtimit të tij të fitores.
“Të dashur miq,
Me nderim të madh kam marr detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike të Degës së Kavajës, familjes time të dytë që kur kam qenë 15 vjeç!
Kjo përgjegjësi e re e ngarkuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Prof. Dr. Sali Berisha, i shton edhe më shumë pritshmëritë e rezultatit zgjedhor të Degës së Kavajës në këtë moment vendimtar, dhe unë këtyre përgjëgjësive nuk i kam ikur asnjëherë edhe kur kam qenë fare i ri!
Ndërsa marr këtë detyrë nuk mund të rri pa përcjellë një urim të veçantë për mikun tim të një jete Hysen Kadiu, nga i cili po marr stafetën e drejtimit të Degës Kavajë! Një drejtim i suksesshëm, nën shenjën e pushtetit të votës, besimit dhe fitores e mbi të gjitha marrëdhënies së drejtë e vëllazërore mes demokratëve, në një moment ndër më të vështirët në historinë e Partisë Demokratike!
Dorëheqja e tij për t’i hapur rrugë procesit të drejtë të primareve është një tjetër pasqyrë e këtyre vlerave të tij, që duhet të kthehen në norma në Partinë Demokratike!
Enit, shokut tim, i uroj me zemër çdo sukses në primare dhe sfidat e ardhshme! Djem si ai janë model suksesi dhe një krenari e Partisë Demokratike!
Sa për ta kujtuar, Partia Demokratike është autoriteti moral i vendit, institucioni i rrotacionit dhe ndryshimeve të mëdha në Shqipëri dhe për këtë çdo demokrat e çdo qytetar që e ka mbështetur duhet të ndihet krenar!🇦🇱
Ftoj çdo demokrat, çdo qytetar të Kavajës që beson tek vlerat tona të bëhet pjesë e këtij rrugëtimit tonë!
Rrugëtimin e FITORES!
Është radha jonë!”, shkruan Qosja.