Festa e titullit, Presidenti Meta: Le të ndriçojë sot qielli i Tiranës me ngjyrat bardhë e blu

280
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e KF Tiranës pas fitimit të titullit kampion dhe pasi i dorëzoi vetë Kupën e Superligës.

Meta shkruan se titulli është kurora që i jep hijeshinë 100- vjetorin të Tiranës si kryeqytet.

Më tej ai shkruan se sot nuk mund të mos mbante në trup fanellën e Tiranës që e kanë veshur breza me radhë teksa fton që sot qielli i Tiranës le të ndriçojë me ngjyrat bardhë e blu.

STATUSI NGA ILIR META

Fitorja plotësisht e merituar e titullit KAMPION🏆 për TIRONËN BARDHË E BLU⚪🔵 është kurora që i jep hijeshinë 100-vjetorit historik të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Urime të gjithë lojtarëve dhe veçanërisht lojtarit të 12: tifozëve të mrekullueshëm.⚪🔵
Në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për kryeqytetin nuk mund të mos mbaja veshur fanelën bardhë e blu⚪🔵 për të cilën gjenerata të tëra futbollistësh dhe tifozësh kanë dhënë gjithçka me shpirt e zemër duke përjetuar emocionet më të forta.

Fitorja plotësisht e merituar e titullit KAMPION🏆 për TIRONËN BARDHË E BLU⚪🔵 është kurora që i jep hijeshinë…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 29. Juli 2020