Në Kalanë e gurtë të Kaninës përballë detit Jon u festua Festa e Kaninës. Festa lokale e konceptuar si një takim brezash është një event i Shoqatës Kanina, e cila me mbështetjen e Bashkisë Vlorë, që çdo verë sjell festën tradicionale të muzikës dhe zërave të polifonisë ndërsa prej vitesh është një pasuri që tërheq vizitorë vendas e të huaj. Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha i pranishëm në këtë aktivitet tha se Kanina mbetet simboli i këtij qyteti. “ Kjo festë është kthyer në një traditë. Festa e Kaninës është një datë e shënuar, që tashmë eshtë bërë ritual i përvitshëm, por le të promovojmë sa më shumë festa të tilla sepse sjellin në vëmëndje jo vetëm traditën, por duke i intesifikuar këto evente Vlora ka më shumë gjallëri. Sot, Vlora ka më shumë gjallëri nuk duhet të fokusohemi vetëm tek dita e sotme, por e kam thënë gjithë kohës duhet të krijojmë një kalendar të shpeshtë gjithë vjetor me evente që Vlora të jetë me jetë, me gjallëri gjatë gjithë vitit. Kanina mbetet simboli i këtij qyteti, ballkoni i këtij qyteti, bukuria e këtij qyteti ne duhet t’i japim atë që meriton, ta kthejmë Kaninën tek ajo që meriton, pse e them këtë… e them këtë se edhe me ato projektet që ka qeveria shqiptare me Fondin e Zhvillimit ku tashmë është aprovuar që të bëhet një risistemim dhe një rikonstruktim i kalasë për ta kthyer në identitet ashtu siç do bëhët edhe projekti tjetër i sheshit të qëndrës së Kaninës dhe të gjitha këto komponentë ne do t’i marrim me shumë seriozitet, sepse ky vend edhe komuniteti i meriton. Duhet të jemi shumë të fokusuar drejt respektimit të gjithë Hartës së Vlorës aty ku ka diçka, për ta kujtuar pse jo ta celebrojmë le të themi, me evente ashtu siç i takon që të marri vëmëndje sa më shumë.” – tha Ermal Dredha. Festa e Kaninës vijoi deri në orët e vona me ritmet e muzikës popullore, këngët polifonike, vallet e gatimet tradicionale bënë bashkë banorë të fshatit, vizitorë e dashamirës të artit dhe turistë në një mbrëmje festive në Kalanë e Kaninës, në Vlorë.



















