Faleminderit Monik! Ne duam vendin ,jo palaçot

596
Sigal

Nga Suela Dinellari

Faleminderit, Monik! Ti shkruan e une lexoj…dhe permes personifikimit te titullit, kuptoj se sa shume e duam vendin tone! E duam, edhe pse ne varferi…E duam, edhe pse te neperkembur neper bote…E duam, dhe pikerisht per kete ndajme shqetesimet tona ne perpjekje per tu dhene atyre zgjidhje! E duam vendin tone, JO PALACO!!! PALAÇO O Njeri per Palaçon a e di ? O Njeri Palaço ti ! I qeshur gjasme ne humbetire. Palaço qe ve ne sehir njerëzinë Me balluke ngjyra-ngjyra Fytyre fantazme-buzet shemtuar flakë Hunde Pinokio me sy te zjarrtë! Veshur me genjeshtra qe mua me japin te qeshura. I tille eshte Palaçoja Te tjeret me te fort qeshin..tallen Çeshte e forta se ai dhe veten e pertall… Si lolo e sjell vërdallë! Performon pareshtur me mërzinë.. Njerëzinë e ve ne sehir ! Ti Palaço njeri Frika ime e fëmijërise Palaço bekuar me djallezinë Qe me lejen e vet njerezit i le te qeshin me breshërimë… Palaço qe veten me vetëdije e pertall Veten fort ti e genjen Kur mendon se qesh , Kur Brenda vetes ti Pëlcet !

Monique.P