Evis Kushi: Kampionati Kombëtar i Debatit, mundësi për të rinjtë për të zhvilluar mendimin kritik

188
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka marrë pjesë sot në prezantimin e projektit “Re-Debate 5.1”-Kampionati Kombëtar i Debatit.

Ajo nënvizon se “Në fokus të këtij projekti, i kthyer tashmë në traditë, është zhvillimi i mendimit kritik dhe vlerave të qytetarisë aktive”. Sipas Kushit, përvoja të tilla për nxënësit kontribuojnë drejtpërdrejt në formësimin e kulturës së debatit dhe zhvillimin e shëndetshëm të shoqërisë sonë.

Projekti në fjalë organizohet në shkollat e mesme të 61 bashkive në vend falë një bashkëpunimi të frytshëm mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, LIBURNETIK Organisation dhe partnerëve të tjerë.