Europol: Bandat shqiptare trafikojnë drogë në zemër të Evropës, kompanitë e bananeve, kamuflazh për trafikun

28
Sigal

Përmes një raporti të hollësishëm, Europolka analizoi veprimtarinë kriminale të 821 grupeve në Europë. I publikuar të premten me titullin “Dekodimi i rrjeteve kriminale më kërcënuese të BE-së”, raporti thellohet në karakteristikat e rrjeteve kriminale, që përbëjnë kërcënimin më të lartë. Gati gjysma e rrjeteve kriminale, aktivitet kryesor kanë trafikun e drogës. Mes qindra grupeve, renditen edhe shqiptarët. Sipas Europol, grupet me drejtues dhe anëtarë shtetasit shqiptarë, janë kryesisht aktive në trafikun e kokainës, heroinës, kanabisit si dhe krimin e pronës. Ata operojnë kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holanda dhe Spanja. Këto rrjete përbëhen nga shtetas shqiptarë ose shqiptarë me nënshtetësi të tjera si belge, holandeze, franceze, greke, italiane apo serbe. Gati gjysma e rrjeteve kriminale, aktivitet kryesor kanë trafikun e drogës. Veprat e tjera përfshijnë mashtrimin, krimet e pronës, kontrabandimi i emigrantëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore, shkelje që kanë ndikim të rëndë për qytetarët në BE. Krimi i organizuar vazhdon të përbëjë një kërcënim të madh për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian