Eurodeputetët: Kapja e shtetit e korrupsioni  po rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE

Eurodeputetët në Komisionin për Punët e Jashtme në PE kërkuan që SPAK të veprojë pa presion politik dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të administratës të vijojnë pa ndërhyrje. Përtej ligjit ka vetëm totalitarizëm dhe autokraci, duhen respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që i jepin të drejtë veprimi SPAK për të arritur në majat e pushtetit.

Eurodeputetët: Rasti i Ballukut dëshmon se korrupsioni në majat e pushtetit rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE. SPAK të veprojë pa presion!

NOA

Tre eurodeputetët gjatë fjalës në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian kërkuan që SPAK të veprojë pa presion politik, hetimet ndaj zyrtarëve të vijojnë pa ndërhyrje. Ata theksuan se pavarësisht vendimit të Gjykatws Kushtetuese e Shqipërisë që i jepte të drejtë veprimi SPAK, mazhoranca refuzoi heqjen e imunitetit.

Eurodeputeti Andrey Kovatchev kërkoi që SPAK, të veprojë pa presion politik, hetimet ndaj zyrtarëve të përfshirë në korrupsion. Andrey Kovatchev theksoi se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të prodhojw rezultate më konkrete dhe të matshme.

Ai nënvizoi se institucionet e drejtësisë si SPAK duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe efikase, të lira nga çdo presion politik.

Kovatchev kërkoi që hetimet në vijim, përfshirë ato ndaj Zv. Kryeministres, të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje, duke theksuar se zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv.

Sipas tij, shqyrtimi i kërkesave për heqjen e imunitetit duhet të bëhet pa vonesa nga Parlamenti, ndërsa shprehu shqetësim për amendamentet në Kodin e Procedurës Penale, që synojnë të mbrojnë zyrtarët nga pezullimi gjatë kohës që janë nën hetim.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të jap rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efecient, të lira nga presioni politik.

Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amendamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë në hetim”, deklaroi Kovatchev.

Gahler: Korrupsioni ka arritur në majat e pushtetit

Ndërkohë Michael Gahler theksoi se Balluku dëshmon se korrupsioni ka arritur në majat e pushtetit dhe rrezikon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Michael Gahler u shpreh para Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, se vizita e fundit në Shqipëri dha një pasqyrë të qartë mbi situatën në terren, duke theksuar se progresi duhet të matet me rezultate konkrete dhe jo me deklarata politike.

Ai nënvizoi se shqetësimet e shoqërisë civile tregojnë praninw e strukturave të rrënjosura korruptive dhe të lidhura me krimin e organizuar, që shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Gahler solli si shembull rastin e Belinda Ballukut, duke theksuar se pavarësisht vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që i jepte të drejt veprimi SPAK, mazhoranca refuzoi heqjen e imunitetit.

Sipas tij, BE duhet të insistoj, që shteti i së drejtës të zbatohet pa përjashtim përpara çdo hapi drejt anëtarësimit.

“Edhe unë pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë vizitë javën e kaluar. Falënderoj kolegun Shieder, si edhe raportuesin e EPP-s, dhe jam pothuajse plotësisht dakord me gjithçka që tha. Mendoj se vizita në Shqipëri ofroi një pasqyrë të qartë dhe të vlefshme mbi situatën në terren.

Kryeministri, gjatë darkës ku na ftoi, ishte në formë shumë të mirë dhe takimi ishte mjaft i këndshëm. Megjithatë, kjo nuk duhet të na shpërqendrojw nga vlerësimi objektiv i realitetit, veçanërisht në lidhje me kapitujt e negociatave që janë hapur apo mbyllur. Siç u theksua me të drejtw, “prova e pudingut është në të ngrënë”, pra, ajo që ka rëndësi është zbatimi konkret në praktik dhe rezultatet reale në terren.

Përshtypja ime, e cila shkon përtej takimeve që zhvilluam si me përfaqësuesit e mazhorancës, ashtu edhe me ata të opozitës është se informacionet dhe shqetësimet e ngritura nga organizatat e shoqërisë civile ishin veçanërisht domethënëse. Ato nxorën në pah ekzistencën e strukturave të rrënjosura që nuk mund të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian duke vazhduar të funksionojnë si më parw. Ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete tw krimit  organizuar që, sipas të dhënave të paraqitura, shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Mendoj se rasti Balluku është një ilustrim i qartë në këtë drejtim. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u shpreh se SPAK kishte të drejtw të vepronte, mazhoranca refuzoi të heq imunitetin. Kjo, në vlerësimin tim, tregon qartë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për përballjen me pretendime serioze dhe hetime në këtë fushë.

Kjo situatë duhet të ndikojw edhe në qëndrimin tonw. Duhet të insistojmë që parimi i shtetit të së drejtës të zbatohet pa përjashtim për të gjithë dhe qw strukturat problematike tw çmontohen pwrpara çdo antarwsimi. Struktura tw tilla nuk duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Gahler.

David McAllister: Integrimi i Shqipërisë në rrezik, duhen reforma

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, gjatë fjalës së tij theksoi se Shqipëria, megjithëse ka hapur të gjitha kapitujt negociues dhe pret raportin për përmbushjen e standardit të ndërmjetëm, nuk duhet të vetëkënaqet.

Ai nënvizoi se procesi i zgjerimit bazohet rreptësisht në meritë, ku çdo vend kandidat vlerësohet mbi bazën e progresit real në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës. Sipas tij, miratimi i ligjeve nuk mjafton, ndryshimi i vërtetë për qytetarët arrihet vetëm përmes zbatimit efektiv të reformave.

McAllister gjithashtu u shpreh i shqetësuar për polarizimin politik në vend, duke inkurajuar stabilitet, dialog konstruktiv dhe bashkëpunim mes shumicës qeverisëse dhe opozitës.

“Ndërkohë që Shqipëria ka hapur të gjitha grup-kapitujt negociues dhe aktualisht është në pritje të raportit të vlerësimit për përmbushjen e standardit të ndërmjetëm, nuk ka vend për vetëkënaqësi. Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë edhe më me përkushtim, pasi vendi po hyn në një fazë më kërkuese të negociatave të anëtarësimit.

Procesi i zgjerimit është rreptësisht i bazuar në meritë. Çdo vend kandidat vlerësohet individualisht mbi bazën e progresit të tij në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës. Miratimi i legjislacionit, në vetvete, nuk është i mjaftueshëm. Ndryshimi real për qytetarët mund të arrihet vetëm nëse reformat e miratuara zbatohen në mënyrë efektive.

Ne e vlerësojmë faktin që të gjitha forcat politike në Shqipëri e konsiderojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian si prioritetin më të rëndësishëm strategjik, por jemi të shqetësuar për polarizimin politik në vend. Inkurajojmë stabilitet politik dhe dialog konstruktiv. Është e rëndësishme që shumica qeverisëse të krijojë hapësirë për angazhim, ndërsa opozita të tregojë një qasje më bashkëpunuese.

Komisioni ynë vizitoi Malin e Zi dhe Shqipërinë vetëm javën e kaluar dhe pati mundësinë të vlerësojë nga afër progresin në terren. Prandaj, anëtarët, që morën pjesë në këtë vizitë janë të mirëpritur të shfrytëzojnë këtë mundësi për të ndarë reflektimet e tyre mbi vizitën në Shqipëri”, theksoi McAllister.

PPE: Demokracia në Shqipëri në rrezik! Alarm për pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias

Një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Popullore Europiane (PPE) vizitoi Shqipërinë, duke zhvilluar takime me përfaqësues të Partisë Demokratike, diplomatë, ekspertë zgjedhorë, organizata të shoqërisë civile dhe media.

I udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme Dolors Montserrat dhe nënkryetarja Mairead McGuinness, delegacioni riafirmoi mbështetjen e PPE për integrimin europian të Shqipërisë mbi bazën e meritës, ndërsa shprehu shqetësim të thellë për pavarësinë e gjyqësorit, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe lirinë e medias.

Në një postim në rrjetet sociale, PPE theksoi se dobësimi i demokracisë në vend është shqetësues dhe nënvizoi se një opozitë e bashkuar dhe e fortë mbetet thelbësore për të garantuar llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Delegacioni gjithashtu bëri thirrje për reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale, me qëllim sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

“I udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, dhe nënkryetarja e PPE-së, Mairead McGuinness, tridhjetë përfaqësues të familjes së PPE-së vizituan Shqipërinë, duke zhvilluar takime me partinë anëtare shqiptare, Partinë Demokratike, diplomatët, ekspertë zgjedhorë, organizata joqeveritare dhe media.

PPE mbështet rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mbi bazën e meritës, por thekson nevojën për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, shtetit të së drejtës dhe lirisë së medias, përballë një qeverie që ka kapur shtetin.

Të shqetësuar për dobësimin e demokracisë, delegacioni i PPE-së bën thirrje për një opozitë të bashkuar dhe të fortë për të siguruar llogaridhënie, si dhe për reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale, që të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi delegacioni.

Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi i organizuar e korrupsion sistemik

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane, (PPE) Dolors Montserrat, e cila drejtoi  delegacion e nivelit të lartë të misionit faktmbledhës në Shqipëri deklaroi se korrupsionit sistemik në Shqipëri dhe është shumë e rëndësishme mbrojtja e pavarësisë gjyqësore.

“Ne kemi parë me sytë tonë dhe dëgjuar me veshët tonë. Na e tha edhe shoqëria civile,  që ka një kapje të shtetit nga krimi i organizuar, që ka korrupsion sistemik këtu në Shqipëri dhe që duhet të mbrojmë pavarësinë e gjyqësorit, kjo është shumë e rëndësishme. Por, mbi të gjitha, gjëja më e rëndësishme që ka nevojë Shqipëria është që të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira. Këtë na e kanë thënë që të gjithë: ne kemi nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme” tha Montserrat.