Eskorta e Ramës dhe e Vuçiç, qytetarët: Turp! Turp! (FOTO)

544
Sigal

Sirena policie, fishkëllima bilbilësh dhe thirrje të fuqishme kanë gjëmuar paraditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë teksa makina qeveritare dhe të ambasadave të huaja e përshkonin me shpejtësi.

Me thirrjet “Turp turp” është pritur eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe pas saj ajo e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur po i afrohej hotelit në Tiranë, ku është planifikuar të mbahet sesioni i liderëve për marrëveshjen ”Mini-Shengeni Ballkanik”.