Ervis Zholi ironizon pas titullit të Dvoranit : Çmimin “Pishtar i Demokracisë” do t’ja jepni Gramoz Rucit

172
Sigal

Ardian Dvorani është nderuar me titullin “Kalorësi anti-korrupsion”. Ky titull i u dha për merita të veçanta në luftën ndaj korrupsionit. Teksa në Shqipëri nuk ka asnjë nuk ka asnjë zog nëne të tregojë se cili është kontributi i Dvoranit në luftën kundër korrupsionit.

Gjithçka dihet për të është që ka dënuar të rinj në vitin 1990, për krimin e rëndë politik, atë të rrëzimit të bustit të Stalinit.

Dihet që mandati i tij 9-vjeçar si anëtar i Gjykatës së Lartë përfundoi pas 15 vitesh.

Dihet që Dvoranit i mungonin 100 milionë lekë (rreth 100 mijë dollarë) në deklaratat e pasurisë dhe megjithatë e kaloi Vetingu-n pa problem.

Ervis Zholi ka ironizuar këtë situatë teksa shprehet: Ndërsa çmimin “Pishtar i Demokracisë” do t’ja jepni Gramoz Rucit .Suksese Gramoz!