Erisa Xhixho: Sot të gjithë në shesh bashkë për të protestuar kundër regjimit

84
Sigal

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mblidhen së bashku sot në shesh në protestën e organizuar nga opozita, për të rikthyer shpresën e humbur në këtë vend, të cilin fatkeqësisht Rama e ka kthyer në një narkoshtet.

“Sot të gjithë në shesh bashkë për të protestuar kundër regjimit. Secili prej nesh sot ka një arsye për të protestuar kundër:

🚫 Dënimeve politike për deputetët e opozitës që guxojnë të denoncojnë aferat dhe skandalet e qeverisë
🚫 Përdorimit të pushtetit për t’i mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve
🚫 Kapjes së drejtësisë dhe shtetit ligjor, përmes puçit kushtetues të rastit Xhaçka
🚫 Shkatërrimit të ekonomisë, duke i lënë pasuritë e vendit në duart e një grupi njerëzish pranë qeverisë.
🚫 Taksimit të profesionistëve të lirë, që pavarësisht se u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, nuk janë rimbursuar
🚫 Korrupsionit në shëndetësi dhe skandaleve si ai i Spitalit Onkologjik, të cilat kanë bërë që çdo familje të paguajë 60% nga buxheti familjar për shërbim shëndetësor
🚫 Çmimeve shumë më të larta se në rajon dhe vendet e BE-së, kur pagat janë më të ulëtat në rajon.
🚫 Pastrimit të parave që ka zhvlerësuar euron e ka dëmtuar rëndë biznesin e vogël.
🚫 Çmimit të naftës që mbahet peng nga oligopolet
🚫 Talljes së qeverisë me pensionistët, përmes një rritjeje qesharake të pensioneve që vetëm pas pak ditësh do t’ua marrë me çmimin e ri të bukës.
🚫 Mosbuxhetimit dhe dështimit në arsim që e ka bërë Shqipërinë të shënojë rënien më të madhe që testet PISA kanë regjistruar ndonjëherë
🚫 Korrupsionit galopant që e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një gropë thithëse të taksave të qytetarëve, të cilat kanë përfunduar te drejtorët 5D dhe inceneratori fantazmë
🚫 Humbjes së shpresës për mijëra të rinj që ikin përditë nga ky vend pa e kthyer më kokën mbrapa
Këto janë vetëm disa prej arsyeve për të cilat duhet të protestojmë. Sepse Edi Rama e ka bërë të pajetueshëm këtë vend dhe e ka kthyer në një narkoshtet, ndaj duhet ndëshkuar me forcën e një populli që merr në dorë fatet e tij.
🗓️Të hënën, 7 tetor
🕕Ora 18:00
📌Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.