Pas publikimit të raportit nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ditën e sotme, ku thotë se mbi 40 mijë të arsimuar zgjodhën të emigrojnë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, e cila shprehet se ky ishte një nga shqetësime kryesore të të rinjve me të cilët Xhixho zhvilloi sot takim në Njësinë nr.10.
“Takova banorë të lodhur nga papunësia dhe biznesmenë në prag falimenti, që duan ndryshim. Programi i LSI është garanci për rimëkëmbjen e çdo familjeje dhe siguri për të ardhmen e të rinjve.”,- shprehet Xhixho më tej në postimin e saj.
Largimi i trurit në Shqipëri, faktuar sot edhe nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, që numëron mbi 40 mijë të arsimuar që zgjodhën të emigrojnë, mbetet një nga problemet që kërkon zgjidhje urgjente.
Ky ishte një nga shqetësimet e të rinjve që takova sot në njësinë nr.10, që pasiguria i bën të mendojnë largimin.
Takova banorë të lodhur nga papunësia dhe biznesmenë në prag falimenti, që duan ndryshim.
Programi i LSI është garanci për rimëkëmbjen e çdo familjeje dhe siguri për të ardhmen e të rinjve.
#shqipëriashtëpiajonë
#voto nr.6 LSI
#voto nr.2 Erisa Xhixho























