Erisa Xhixho: Fuqizimi ekonomik i grave duhet të shihet si një qasje strategjike për të ndikuar në zhvillimin ekonomik

246
Sot isha te Linda, modeli impresionues që me pasionin e vet sfidon vështirësitë edhe në këto kohë të #covid_19 , që më imponon gjithmonë adhurim dhe respekt për atë që bën në rrobaqepësinë e saj me duart e arta dhe shpirtin prej artisteje.
Natyrisht që edhe ajo ndjen pasojat e mungesës së politikave mbështetëse nga ana e qeverisë, e cila gratë i sheh si objekte fasadë dhe jo si forcën e madhe të zhvillimit të shoqërisë dhe vendit, që meritojnë mbështetje, por edhe respekt për sfidat që përballojnë.
Fuqizimi ekonomik i grave duhet të shihet si një qasje strategjike për të ndikuar në zhvillimin ekonomik në tërësi.
Edukimi profesional, praktikat e punës gjatë periudhës së studimit dhe mbështetja me politika favorizuese në hapjen e bizneseve të drejtuara nga gratë si garanci për daljen e vendit nga kriza, rikthimin e shpreses dhe krijimin e mundësive për punesimin e grave dhe vajzave në vendin tonë.🇦🇱
Sigal