Erisa Xhixho: Askush dhe asgjë nuk e ndal vrullin e ndryshimit dhe fitoren e LSI.  

297
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetarja e LSI dhe njëkohësisht kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, ka publikuar një video të një rrugë në Njësinë nr.2, në Tiranë, e cila me asfalt fushate po mundohen ta rregullojnë, duke i hedhur kështu hi syve qytetarëve.

“Asnjë punë si këto, e asnjë tentativë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, të lënë pa mbështetje e në mjerim, nuk e ndal vrullin e ndryshimit dhe fitoren e LSI.”,- shprehet Xhixho krahas videos së shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i saj i plotë:

Sa më shumë afrohet 25 prilli, e bashkë me të ndryshimi i shumëpritur, aq më shumë e shfaq ankthin dhe frikën e humbjes Rilindja.

Një tjetër rrugë elektorale ka nisur sot qeveria e dështimit, në njësinë nr.2 “Rruga e Pularisë”, që njësoj si në Shkozë, po mundohet të fshehë me asfalt fushate injorimin që u bëri për 8 vjet banorëve të zonës.

Asnjë punë si këto, e asnjë tentativë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, të lënë pa mbështetje e në mjerim, nuk e ndal vrullin e ndryshimit dhe fitoren e LSI.