Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se, Veliaj duhet të hiqet nga posti i kryetarit të bashkisë, ku këtë të fundit e kanë kthyer në simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
‘Më 11 Maj na pret një epokë e re, Bashkia e Tiranës do të çlirohet nga mafia e inceneratorëve, krimi dhe sekti sorosist’-u shpreh Blushi
Postimi:
Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës mbështet plotësisht kërkesën për mocion me debat për shkarkimin (e vonuar) të ish-Kryetarit, Erion Veliaj që duhej të ishte shkarkuar, arrestuar, hetuar dhe ndëshkuar të paktën 8 vite më parë kur u bë publike firma e tij që i hapi udhën inceneratorit fantazmë, pronar faktik i së cilit ai është.
Erion Veliaj që vijon të vjedhë edhe nga qelia e Durrësit (pagesat për inceneratorin vijojnë) nuk meriton më asnjë sekondë më shumë të jetë formalisht në krye të Bashkisë së Tiranës, të shndërruar prej tij në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ditën për diell vazhdon nën hundën e SPAK të djegë, të prishë dhe të fshehë provat e krimeve të ish-Kryetarit.
Asnjë individ i pavotuar nga qytetarët e Tiranës, për detyrën e Kryetarit të Bashkisë, qoftë ky edhe NarkoKryeministri, nuk ka të drejtën ligjore dhe kushtetuese të zëvendësojë delinkuentin, tashmë të arrestuar. Këtë e vendos vetëm vota e lirë e qytetarëve.
Sot është një ditë prove zjarri edhe për të gjithë ata këshilltarë bashkiakë, që kanë marrë votat dhe që pretendojnë se janë opozitarë, të firmosin pa ju dridhur dora kërkesën e përbashkët legjitime të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike.
Më të vendosur se kurrë për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga mafia e inceneratorëve, krimi i organizuar dhe sekti sorosist dhe për t’ua rikthyer atë qytetarëve, që më 11 Maj do të çelin një epokë të re për kryeqytetin!