Enkel Demi: Rama gati ti vaksinojë rilindasit e tij ca me ujë, ca me sheqer ….

258
Sigal

Në emisionin Log, këtë të hënë është diskutuar në lidhje me fushatën e vaksinimit anti Covid për shqiptarët dhe mënyrën se si mazhoranca do e përdorë një fakt të tillë në fushatën elektorale të 25 prillit.

Gazetarët e ABC, Enkel Demi dhe Esiona Konomi kanë komentuar lajmin për vaksinimin duke theksuar se është një ndër kartat më të forta të Edi Ramës.

Demi në fjalën e tij ka theksuar se kryeministri për të bërë publicitetin e fushatës së vaksinimit i mjaftojnë vetëm 10 doza vaksina për të bërë të mundur shown përmes  disa rilindasve.

Ndër të tjera ai ka theksuar se opozita ka zgjedhur që të jetë e qetë përballë një rrugaçi si Edi Rama.

“Rama nuk i duhen 10 mijë doza, i mjaftojnë të ketë 10 doza, e me këto do të bëjë fushatën e tij, do ti marrë rilindasit e tij dhe do i vaksinojë ca me ujë me sheqer e ca me gjera tjetër dhe do na e shesë ne. Do të marrë disa nga propagandistët e tij dhe do na e shesë si fitore dhe duke na thënë ne se nuk e duam ne kryeministrin.Vaksina është një nga kartat elektorale të mazhorancës, ëhstë një lojë e pashpirt pasi nuk mund të luash me jetën dhe me dhimbjen e njerëzve.

Opozita ka zgjedhur në mënyrë të çuditshme një fushatë pozitive, mesa duket ka kuptuar se një pjesë e mirë e elektoratit shqiptar është gri dhe mendon se me një fushatë agresive rrezikon që ta marrë këtë elektoral. Po të vësh re opozita bën vetëm fushatë me ekonominë, dhe kryetari flet me grupe të ndryshme dhe flet si kryeministër dhe nuk është agresiv. Unë nuk e pëlqej këtë lloj mënyrë, duke menduar se ka përballë një rrugaç, ai u soll sot në Vlorë si rrugaç. Nuk ka qenë i tillë por shoqërimi me bandit e ka bërë të tillë. Basha është qytetari perëndimor që i mbajti demokratët në rrugë dhe nuk u duk çun frikacak”, ka thënë Demi.