Engjëll Musai: Votimet e Haxhi Qamilit dhe protesta popullore

347
Sigal

 

Engjell Musai

 Drejtor i Gazetës Telegraf

Sot parlamenti i turpit i formuar me votat e grabitura të bandave dhe trafikantëve të 2017,  të cilat u bënë  publike në përgjimet e mediave gjermane, do të miratojë së bashku me disa mjeranë, injorantë, të shitur, edepsëzë, zhulanjosë, analfabetë, hajdutë xhepash, bixhozçinj, trafikantë të lejeve të ndërtimit, të drogës, të universiteteve kioska, spiunë të regjimit të kaluar komunist, që në popull quhen “Hamzallarë”, -ligjin bazë të Demokracisë, Kodin Zgjedhor. Kodi  Zgjedhor është pasqyra në të cilën partia në pushtet ballafaqohet me premtimet e bëra dhe realitetin në të cilin jetojnë qytetarët.  Dhe në momentin që një qeveri nuk ka mbajtur premtimet, ajo në vend të llogaridhënies, gjen metoda të tipit “Haxhi Qamiliste” të ideuara nga vetë Ali Baba me 40 hajdutët e oligarkisë. Dhe dje Rama deklaroi se, ne do e votojmë ligjin sepse kemi votat! Cilat vota ? Të kujt ?! Ato të vjedhura në 2017 me bandat e Durrësit, Dibrës, Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe gjithë territorit shqiptar? Apo votat e modelit komunist të zgjedhjeve lokale ku morën pjesë 9.8% e votuesëve?  Por çuditërisht Edi Rama, në vend që të japë llogari për katrahurën, varfërinë dhe humnerën ku ka rënë Shqipëria, gjeti momentin t’i kundërvihet Presidentit të Republikës, i cili është në atë post, sepse ka marrë votat dhe ka për mision mbrojtjen e Republikës dhe të Kushtetutës së Qytetarëve. Rama është në grahmat e fundit dhe po kërkon të minimizojë sa më shumë humbjen, ndaj dhe reagimi ndaj Kreut të Shtetit është i pamoralshëm, duke treguar se është njeriu më mosmirënjohës në këtë vend. Rama deklaroi se ka votat e shumicën kushtetuese, duke harruar se qëllimisht e ka lënë vendin pa Kushtetutë, dhe çdo krahasim me demokracitë në Itali dhe Greqi nuk ka ngjashmëri, pasi në këto vende ligji dhe Kushtetuta janë të shenjta dhe të paprekshme. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është tradhëti kombëtare dhe në çdo demokraci botërore, e drejta nuk të lejon të bësh ndryshime të Kushtetutës pa pasur gardianin e saj, Gjykatën Kushtetuese. Bashkimi i votave të bandës së Haxhi Qamilit të 2017, me pazarxhinjtë e listave të djegura të opozitës, do e çojnë vendin në një katrahurë për të cilën Edi Rama do të mbajë përgjegjsinë më të madhe në histori dhe do të ndëshkohet në mënyrën më të pamëshirshme nga ligji dhe drejtësia që do të vendoset pas 25 prillit 2021. Edi Rama akuzoi Kreun e Shtetit pse po mbron Demokracinë shqiptare,  duke përsëritur se “ja këmi dhënë të gjitha”. Pra Rama harron  se shteti dhe pushteti nuk mund të blihen, apo të nxirren në Pazar, sikurse kryerilindasi po bën me ambasadorët kryesorë të vendeve perëndimore, që i ka futur në thesin e Ali Babës të mbushur me milionat që 40 hajdutët oligarkë ia kanë grabitur shqiptarëve nga PPP-të, tenderat 20 milionë euro për 1 km rrugë, apo djegiet e plehrave, fatura e të cilave ka kapur shifra marramëndëse prej 470 milionë euro, me të cilat do të rriteshin 100% pensionet e shqiptarëve. Edi Rama është i vetmi njeri që nuk ka asnjë të drejtë morale dhe ligjore të akuzojë për mosmirënjohje Kreun e Shtetit Ilir Meta, pasi vetëm me bekimin dhe mbështetjen e Ilir Metës ai ngjiti shkallët e karrierës së tij. Pa Ilir Metën ylberisti i  vetquajturi rilindas, sot do të ishte po me thonjë të paprerë në rrugët dhe urat e Parisit. Edi Rama është EMËRUAR kryetar bashkie i kryeqytetit vetëm me veton që Ilir Meta vendosi para ish-kryesocialistit Nano. U fut në selinë e PS-së vetëm me mbështetjen e Ilir Metës. U ribë kryetar Bashkie në 2007, vetëm me votat e Ilir Metës, edhe pse bëri pabesitë më të mëdha për të sabotuar Metën, ashtu sikurse bëri edhe ndaj Nanos në 2005. Ishte pikërisht Ilir Meta që në 2013 e solli në krye të qeverisë, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Por le t’i kthehemi Ligjit të “Turpit Zgjedhor” ! Vota është e pushtetit të qytetarëve dhe jo sikurse konceptohet nga Rama në deklaratat e tij, si një ligj partie dhe interesash ogururzeza për shqiptarët që kanë zgjedhur Azilin si revoltë ndaj qeverisë më të korruptuar në Europë. Shqiptarët po vuajnë për  bukën e gojës, ndërsa oligarkët po ngrenë kulla me paratë e drogës dhe të rinjve që po vriten përditë nëpër rrugët e qyteteve. Shqiptarët duan rend, por ai mungon, duan siguri por krimi po bën kërdinë çdo ditë, duan mirëqenie por papunësia është rritur dhe pensionet janë qesharake dhe nuk del as për ilaçe, duan shërbim shëndetësor, por miliardat grabiten nga 6 oligarkë të shëndetësisë. Qytetarët duan rrugë, lulishte, taksa të ulta, por marin si shpërblim rritje të çmimeve të energjisë dhe ujit i cili është me orare dhe as pihet. Shqiptarët duan drejtësi, por ajo është kapur nga nepotizmi dhe familjarët  e ministrave që kanë kryer babëzinë me paratë e shqiptarëve. Qytetarët duan shkollat publike, por universitetet janë kthyer në qendra të grabitjes duke mbivendosur taksa për studentët. Shqiptarët duan një administratë të përgjegjshme por koncepti i Ramës për administratën janë “ trupi i femrës dhe minifundi”, ndërkohë që qindra djem dhe vajza të shkolluar në botë, janë pa punë dhe nuk marrin guximin të qëndrojnë në vendin e tyre. Ja për këto do të votohet dhe Rama e di shumë mirë, që asnjë nga këto mirësi nuk ka kryer. Hipokrizia e Ramës  arrin  deri aty sa shkon jashtë vendit dhe gjoja takohet me shqiptarët në emigrim, të cilët përbëjnë 40% të popullsisë, por nuk e mori guximin të shkonte t’i takonte kur qindra mijëra emigrantë qëndruan ditë e natë pas dyerve të pikave kufitare, për një fletë analize, ndërkohë që për chec-up harxhohen 150 miliardë lekë dhe këto analiza duheshin bërë pa asnji qindarkë, sepse koncesionari i ka marë paratë nga taksat e qytetarëve. Prandaj dhe Rama ka frikë. Këto janë vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit dhe mos mbajtjes së premtimeve nga timonieri që mbushi tepsinë e tij dhe varfëroi votuesit. Dhe në këto kushte shqiptarët dhe opozita duhet të fillojnë protestat për të mos lejuar Haxhi Qamilin të vendosë diktaturën mesjetare. Vetëm protesta popullore do të bëjë që ditët të jenë të numëruara  dhe Ali Baba me 40 oligarkët  të rikthejnë në arkën e shtetit çdo qindarkë të grabitur nga pasuria kombëtare, taksat dhe pazaret e pista me

kompanitë e “gjobitura” nga arbitrazhi.