Engjëll Musai: Na ka mbetur vetëm të dalim nga NATO

244
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës Telegraf

Analiza nga Engjëll Musai/ Fajin nuk na e kanë të huajt, që nuk na duan, por politikanët tanë që na grabisin dhe na urrejnë ! Më 20 prill 2020, Shqipëria u largua nga Konventa Europiane dhe çuditërisht po më 20 prill 2023, qeveria shqiptare përgatit Ligji i ri për të shmangur arbitrazhin. Pas  largimit nga Konventa Europiane dhe Arbitrazhi, na ka mbetur vetëm largimi nga NATO, pasi pranimi në BE, duket i largët. Kemi dy sisteme drejtësie e sigurie, ku njëra godet të ndershmit dhe tjetra mbron kusarët, njëra është për patronazhistët  dhe tjetra për fakir-fukaranë, kemi avion për qeveritarët por edhe gomone për emigrantët. Dëmet që i janë shkaktuar shtetit nga arbitrazhet apo tenderat të mos paguhen nga buxheti i shtetit por nga zyrtarët si përgjegjësi penale dhe administrative duke u shoqëruar me burg ose largim nga puna të titullarit.

01

Shqipëria u largua nga Konventa Europiane më 20 prill 2020

Shqipëria largohet nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, të cilën e ka ratifikuar në korrik të vitit 1996, bashkë me portokollet shtesë të saj. Çuditërisht tërheqja përkohësisht e Shqipërisë  nga neni 8 dhe 11 i Konventës Europiane është bërë më 20 prill 2020, nëpërmjet notës verbale dërguar Këshillit të Europës, duke e arsyetuar me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, e cila ka sjellë kufizime në liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, në lidhje me transportin, grumbullimet, pronën, arsimin etj. Por kjo nuk e pengoi qeverinë të grupohej dhe të shkatërronte Teatrin Kombëtar. Rastësi apo e qëllimshme, por është fakt që pas 3 vitesh pikërisht më 20 prill 2023, qeveria bën gati projektin për largimin nga gjykata e Arbitrazhit. Në BE nuk jemi, dhe  vetëm me NATO-n përfaqësohemi, ndaj lusim zotin mos u mbushet mendja agallarëve të qeverisë dhe na nxjerrin edhe nga ky institucion.

02

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja më 20 prill 2023: Ligji i ri për të shmangur arbitrazhin

Pak javë më parë, kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare po analizon mundësinë e daljes nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit pasi kjo e fundit i dha të drejtë biznesmenit italian Francesko Beçhetti, ku Shqipëria detyrohet të paguajë 110 milionë euro.

Kjo deklaratë e kryeministrit ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare, e cila ka miratuar në mbledhjen e datës 20 prill 2023 projektligjin për Arbitrazhin. Ministri i Drejtësisë e konsideroi një projektligj, që i jep mundësinë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke u bazuar në autonominë e vullnetit të palëve. “Me këtë projektligj tashmë ne japim mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve qoftë mes shtetit dhe privatit, apo mes privatëve me njëri tjetrin duke u bazuar tërësisht në autonominë e vullnetit të palëve. Është një zgjidhje e shpejtë, eliminon formalitetet, por njëkohësisht përmbush dhe detyrimin, që burojnë nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare”,-tha Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë. Qëllimi është shmangia e përtalljeve në Gjykatën e Arbitrazhit ku Shqipëria ka humbur disa gjyqe në vlera të mëdha me kompani private. Në këtë gjykatë janë më shumë se 10 procese, ku biznese të huaja që kanë paditur shtetin shqiptar për prishje të marrëveshjeve dhe kërkojnë dëmshpërblim,- përfundojë ministri Manja.

Por ajo që nuk tha ministri Manja ka të bëjë me faktin se një gjyq në shkallë të parë kërkon 2 vite kohë, në Apel kërkon 3 vite dhe në Gjykatë të Lartë 3 vite. Pra 8 vite për të fituar të drejtën, pa llogaritur rikthimin nga e para të proceseve, që mesatarisht i kapërcen 1 dekadë

03

Pazaret dhe marveshjet e fsheta të zyrtarëve të rilindjes me oligarkët, do u kushtojnë shqiptarëve 1 miliard e 575 milion euro.

Opozita shqiptare deklaroi pak ditë më parë me fakte dhe prova se Avokati i Shtetit që mbronte qeverinë në Arbitrazh, dhe bashkëshorti i saj mbrone firmen private të perzwnë nga Shteti.  Kjo hedhë hije dyshimi se një pjese e gjyqeve të arbitrazhit janë të krijuara qëllimisht për të ndarë më vonë fitimet, ndaj kjo kërkoh hetim të menjihershëm nga Komisioni Parlamentar, Krimit Ekonomik dhe SPAK. 

 A).  Totali i gjobave që ka humbur Shqipëria në arbitrazhet ndërkombëtare, pritet të shkojë në 825 mln euro.

Arbitrazhet ndërkombëtare vazhdojnë të “groposin” financat shqiptare, për shkak të arrogancës dhe korrupsionit ministror. Fatura nga gjyqet e humbura prej kompanive dhe atyre që presin vendimin sipas padive arrijnë në 825 milionë euro.

-KLSH deri në fund të vitit 2019 llogariten 19 miliardë lekë ose (170 mln euro) detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare, të cilave u shtohen edhe:
-110 milionë euro për një dëmshpërblim të kompanisë “Akërnia”
-110 milionë euro investitorit Italian Francesco Beçhheti
-100 milionë euro, “Kurum”  ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar
– 45 milionë euro kompania greke “Actor” që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotetet e tjera të autostradës në bashkëpunim me “Copri”
-110 mln  euro llogaritet humbja e shtetit shqiptar me  “Dondi & Kubota”
-150 deri 300 mln euro shoqërinë “Hydro srl”  & kompania “Fusha” shpk.(Për Kalivaçin)

-16.8 mln euro kushtoi hoteli i vjerrit të Bashës në Vlorë.

-Çështja tjetër e pranuar nga qeveria është ajo e GBC Oil Company, në vlerën e 13.4 milionë euro.

 B).   Shumës prej 825 milion euro që shqiptarët duhet të paguajnë deri më tani do ti shtohen edhe:

-Gjoba e Kalivaçit, që pritet të shkojë në 300 mln euro, ku 150 mln euro të tjera ( përveç Agon Channel) do i marrë Becheti I cili kishte marrë garanci nga Banka Kombëtare Gjermane, dhe 150 mln euro do i marrë  me shumë gjasa  Fusha i ‘rilindjes” me ortakun e ri turk, madje pa bërë asnji lekë punë.

-300 mln do I kushtojnë shqipërisë prishja e kontratave të puseve të naftës, që “rilindja” ua hoqi kompanisë austriake dhe ja dha kompanisë ruse të ish-drejtorit gjobvënës të FBI-së, McGonigal, mik I qeverisë aktuale.

– Rreth 300 mln euro pritet që të marrin edhe dy kompanitë ajo e Ora News dhe resortit Prestigj në plazhin e Durrësit

Pra shumës totale  të Arbitrazhit deri më tani prej 825 mln euro, pritet ti shtohen edhe 750 mln euro të tjera, pa llogaritur, gjyqet e pronave, largimeve nga puna . Dhe në total Shqipëria dhe taksapaguesit e saj shqiptar do të paguajnë për kapriçot, pazaret dhe në disa raste marveshjet e fsheta të zyrtarëve të rilindjes me oligarkët, 1 miliard e 575 milion euro.

04

Jemi në krizë institucionale dhe kushtetuese. Mungesa e pushtetit Gjyqësor, dëshmon se Shteti ka rënë

U bënë gati dy dekada që një sekt i huaj shërbëtor të hershëm të nazizmit, rrëmbeu emrin histroik të “Rilindjes” duke e shëndërruar atë  pjesë – pjesë drejt  mavisë ylberiane. Vënia nën kthetra, e forcës më të madhe politike në vend, e themeluar më 8 nëntor 1941, kishte si strategji nënshtrimin e kombit shqiptar ndaj të huajve dhe kjo bëri që 40% e shqiptarëve të marrin arratinë nëpër botë, dhe lindshmëria të bjerë me 50%, duke na shëndërruar në kombin më të plakur në Europë brenda 20 viteve që do vijnë. Dhe qëllimi i kapjes së partisë më të madhe në Shqipëri, por edhe më të bindur për shkak të trashëgimnisë ishte tek grabitja e pasurisë kombëtare, si nafta, minierat, shërbimet e domosdoshme për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Pra të huaj po na i marrin pasuritë, sepse ne jemi përbuzës ndaj vetvetes dhe sahan-lëpirës të të huajve. Pasuritë e shqiptarëve dhe paratë po na i marrin Beccheti, Toni dhe Sheri Bler, McGonigali dhe langot shqiptar, që ai ndërsen për gjobëvënie. Po ua falin koncesionarëve të Inceneratorëve që janë në kërkim, por që paratë u shkojnë rregullisht në numrat e tyre të llogarisë, pavarësisht se organet e hetimit nuk po i gjejnë dot?! Kontratat koncesionare të bëra qëllimisht në favor të të huajve dhe oligarkëve shqiptarë po na varfërojnë. financat po falimentojnë nga borxhet, ku në 10 vite të qeverisë së Rilindjes (2013-2023) kemi marrë po aq borxhe sa kishim nga 1985 deri në 2013, duke paguar PPP e Shëndetësisë, Aeroporteve, Porteve, Sorosin paket me Bankersin e naftës, kompanitë dhe bankat ofshore, së bashku me ushtarët e privatizimeve, majmëria e disa diplomatëve kryesisht perëndimorë, hekurishtet e Bangladeshit, që po helmojnë Vlorën dhe ndotin bregdetin, tenderat e fshehtë, borxhet e ujsjellësit, të Energjitikës, miliardat e gjyqeve në Arbitrazh etj. E për të gjitha këto faji nuk është i të huajve, as i gjykatave ndërkombëtare. Problemi qëndron tek qeveritë e shqiptarëve, të cilat lidhin kontratat qëllimisht në mënyrë antiligjore, apo i prishin kontratat me kompanitë që nuk japin “peshqeshin” , apo i zgjasin kontratat sikurse ka ndodhur me Aeroportin, Bankersin e naftës, minierat, shërbimet aeroportuale etj. Këto kontrata prishen nga qeveria, pasi paratë e gjobave i paguajnë taksapaguesit dhe kontratën e marrin oligarkët e pushtetit, të cilët punojnë me bankat në kompanitë ofshore, duke mos e bërë transparente aktivitetin dhe fitimet. Por ka edhe raste që qeveria godet bizneset e mediave, për shkak të vijës së tyre editoriale dhe kjo ka bërë që gjykata e Arbitrazhit të gjobisë taksapaguesit shqiptar me miliona euro. Vetëm me paratë që do të marrë Becchetti 110 mln euro, do të rriteshin 25% pensionet, pa llogaritur që edhe dy media të tjera Ora dhe News, do të kërkojnë respektivisht 130 dhe 170 mln euro, çka do të thotë që me këto para pensionet do të rriteshin rreth 100%.

05

Kemi dy sisteme drejtësie e sigurie, ku njëra godet të ndershmit dhe tjetra mbron kusarët


“Kemi dy Shqipëri, ku njëra është ireale dhe tjetra e vërtetë, ku njëra jeton në luks dhe miliona të tenderave dhe përfitime të pasurisë kombëtare, me avionë personal që paguhet nga shqiptarët dhe nga ana tjetër kemi qytetarët e varfër, që braktisin vendin dhe ikin me gomone drejt brigjeve të Anglisë. Kemi dy sisteme drejtësie e sigurie, ku njëra godet të ndershmit dhe tjetra mbron kusarët, njëra është për deputetët, patronazhistët, aktivistët dhe tjetra për fakir-fukaranë
…”

 

Kur diskutohej çështja e gjobave që paguan shteti, kuptohet, taksapaguesit, si dhe lufta për rritjen e pagave të deputetëve dhe varfërimin e pensionistëve, më kujtohen thëniet e shumë publicistëve dhe poetëve, që padyshim janë më të varfërit e këtij vendi, të cilët thoshin se: ”Është koha e majmërisë së qenve”. Pikërisht në parlament po flitet gjithnjë e më shumë për qen e qenëri, për buçe dhe kone, për ‘qenush’ të vegjël dhe ‘langonj’ të mëdhenj. Por po flitet edhe për rritjen e pagave të administratës, për të cilat deputetët nuk votojnë, po nuk u rritën pagat e tyre. Kjo tregon se ndryshe nga kafsha, që egërsohet kur është me barkun bosh dhe e uritur, njeriu egërsohet kur është i ngopur… Pra kemi dy Shqipëri, ku njëra është ireale dhe tjetra e vërtetë, ku njëra jeton në luks dhe miliona të tenderave dhe përfitime të pasurisë kombëtare, me avionë personal që paguhet nga shqiptarët dhe nga ana tjetër kemi qytetarët e varfër, që braktisin vendin dhe ikin me gomone drejt brigjeve të Anglisë. Kemi dy sisteme drejtësie e sigurie, ku njëra godet të ndershmit dhe tjetra mbron kusarët, njëra është për deputetët, patronazhistët, aktivistët dhe tjetra për fakir-fukaranë. Shqipëria jonë është bërë për të qarë hallin, pasi po e coptojnë, po e vjedhin dhe po e tallin. Në këtë vend prej vitesh po mbijnë si bari, deputetë, grupe parlamentare dhe parti, që nuk kanë njerëz që të plotësojnë listat për deputetë apo kryebashkiakë, ndërkohë që vrapojnë si qentë për kocka duke përfituar nga paratë e taksapaguesve miliona për gjoja fushatë, apo akoma më keq që nuk u dihet adresa e selive.

“Shpërblimi i dëmeve nga nëpunësit publikë për veprimtarinë e paligjshme të tyre në dëm të shtetasve ose subjekteve private”, sipas të cilit dëmi do të shpërblehet personalisht prej tyre, me pasurinë e tyre, dhe jo nga buxheti i shtetit. Përgjegjësia penale “Shpërdorim detyre”, që shoqërohet me burg dhe përgjegjësia administrative, që shoqërohet me largim nga puna të titullarit që ka kryer një veprim të paligjshëm”

06

Dëmin nga ana monetare duhet ta paguajnë ata që e kanë shkaktuar

Në të Drejtat romake është përcaktuar  se “dëmin,  duhet ta shpërblejnë ata që e kanë shkaktuar”. Por tek ne, ndërsa zbatohet në marrëdhëniet mes shtetasve ose bizneseve, nuk zbatohet në rastet kur dëmtuesi është një nëpunës publik i shtetit. Në këto raste si shpërblyes i dëmit del shteti, pra, me pak fjalë, ata që e shpërblejnë dëmin jemi ne, si shoqëri, me taksat tona. Kështu ndodh që, kur një punonjës fiton gjyqin ndaj shtetit, për “largim të paligjshëm nga puna” dhe, për këtë, dëmshpërblehet nga gjykata, ata që e paguajnë këtë dëm jemi ne dhe jo titullari i institucionit apo vartësit e tij, që janë faktikisht ata që e kanë shkaktuar dëmin. Apo rastet për “burgim të padrejtë”, “gjobat arbitrare” etj. Janë me mijra të tilla raste kur buxheti i shtetit, për të njëjtin vend pune, paguan dy paga, një për atë që punon realisht dhe tjetrën për atë që ka fituar gjyqin për largim të paligjshëm nga puna. Janë miliona lek dëmet e kësaj natyre që shteti shpërblen, ndërkohë që dëmin (veprimin e paligjshëm) e ka barë titullari apo nëpunesit e tij, qoftë nga padija, qoftë nga hakmarrja ose edhe nga korrupsioni. Pikërisht në lidhje me këtë analizë Prof. Strralla thekson në spjegimin e tij se ka ardhur koha, bile jemi shumë të vonuar, të miratohet një Ligj – “Shpërblimi i dëmeve nga nëpunësit publikë për veprimtarinë e paligjshme të tyre në dëm të shtetasve ose subjekteve private”, sipas të cilit dëmi do të shpërblehet personalisht prej tyre, me pasurinë e tyre, dhe jo nga buxheti i shtetit. Përgjegjësia penale “Shpërdorim detyre”, që shoqërohet me burg dhe përgjegjësia administrative, që shoqërohet me largim nga puna të titullarit që ka kryer një veprim të paligjshëm, si rezultat i të cilës është shkaktuar dëm, janë tjetër gjë. Nëse do ta kemi një ligj të tillë, gjyqet e Arbitrazhit nuk do të paguheshin nga buxheti i shtetit, por nga personat përgjegjës, duke filluar nga Kryeministri, Kryetarët e Bashkive dhe i gjithë zinxhiri përgjegjës, shpërblim që do të ekzekutohej me pasurinë e tyre përmes Zyrave të Përmbarimit. Vetëm kështu drejtësia vihet në vend dhe formohet edhe kultura e përgjegjësisë personale e nëpunësit publik për detyrën që kryen! Edhe Opozita, para se të lëshojë lotë krokodili, bën mirë të ndërmarrë nisma ligjore për miratimin e një ligji të tillë. Kjo do ta bëjë më të besueshëm vullnetin e saj për ta luftuar korrupsionin dhe arbitraritetin partiak.