Engjëll Musai: 17 Maji i Ali-Bashëve

221
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i ‘Telegraf’

“Ali-Basha ju bashkua 40 hajdutëve: U deshën plot tre orë që Rama dhe Basha, të ulur kokë më kokë, të vendosnin natën e 17 majit, në të gdhirë të datës 18 Maj, jo vetëm për fatin e “Çadrës” së vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por edhe të ndanin tortën qeveritare të milionave.”

Dramaturgu francez, por edhe një personalitetet i madh botëror Alexandre Dumas, ka thënë se: “Dallimi mes tradhëtisë dhe patriotizmit është vetëm çështje datash”. Por novelisti i shquar as që  e kishte menduar dhe besuar që tradhëtia e shitur për patriotizëm ndodh që të ketë edhe të njëjtën datë. Kështu ndodhi edhe me opozitën “fallco” të rritur në inkubatorët e qarqeve të huaja antikombëtare dhe të klonuar për llogari të kauzës mavi. Më 17 maji 2017, Lulzim Basha kreu aktin më të rëndë të tradhëtisë, pas pazareve me Ramën duke rrëzuar kauzën e madhe të “Çadrës” për ‘Republikën e Re’. Po në 17 Maji 2023, një tjetër ‘rezervist’ i repartit ushtarak të Bashës, ish-drejtori i antikorrupsionit të kryeministrit Berisha, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë Berisha, Enkelejd Alibeaj, i komanduar muaj më parë nga Basha si kryetar i PD-së së vulë-humburve, pikërisht më 17 Maji 2023 dha dorëheqjen nga kryetar i PD-së dhe u vetë-emërua nën/kryetar i saj. Po pse dorëheqje është kjo o “ushtar i Mallakastrës”?  Po a të ka mbetur ndopak cipë në fytyrë. Po si jep dorëheqje pas tradhëtisë që bëre duke bashkëpunuar me ata që burgosën, internuan dhe pushkatuan paraardhësit e tu ? A pe rezultatin që more? Po paratë që more të premten nga thesari i shtetit për partitë politike ku i çove, se rezultati që more të detyron të kthesh paratë në bankë. Dhe nuk janë pak, por janë afërsisht 1 miliard e 200 milion lekë. Me rezultatin që arrite të takojnë vetëm 30 milion lekë. Të tjerat duhet t’i kthesh, se janë të taksapaguesve. Ndaj për grupimin Ali-Basha, kjo është tradhtia më e madhe që i bëhet një grupimi politik, pavarësisht se kush është ai dhe çfarë përfaqëson. Dhe e bëjnë ata që kanë pasur postet më të larta politike, qeveritare dhe të pushtetit lokal. Ata që kanë privatizuar pularitë, por edhe kanë qënë mëkëmbës të kryeministrit si prefekt. Janë edhe ato, gratë e burrave që kanë pasur poste të larta familjarisht, në të shkuarën e largët dhe të tashmen e afërt. Ja ky është modeli i pafytyrësisë së grupimit Ali-Basha.

17 Maji 2017 – Rama-Basha: “Lala Kros o Lala Kros, vetë shkruaj e vetë vulos”… !

U deshën plot tre orë që Rama dhe Basha, të ulur kokë më kokë, të vendosnin natën e 17 majit, në të gdhirë të datës 18 Maj, jo vetëm për fatin e “Çadrës” së vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por edhe të ndanin tortën qeveritare ku veç 6 ministrave, morën si kompensim edhe disa drejtori, të cilat janë konsideruar si vende ku bëhen ndere dhe qarkullojnë milionat e taksapaguesve. Mirë ministritë, KQZ, Avokati i Popullit, por drejtoritë për çfarë i duheshin Bashës?  Cili ishte qëllimi i vërtetë i Ramës që i ofroi këto poste me para? Dhe shpjegimi është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Me këto poste Rama i mbylli gojën Bashës, në mënyrë që ky i fundit të heshte për babëzinë e tenderëve dhe miliardave të taksapaguesve shqiptarë dhe ministrat e PS-s të dilnin të larë nga kjo mesele. Rama dhe Basha treguan se janë që të dy arrogantë. Të dy arrogantë dhe diktatorialë. Unë do isha më shumë i shqetësuar, jo për marrëveshjen e njoftuar, por për ato bisedimet prej tri orësh, kokë-kokë, për të cilat nuk dhanë asnjë shpjegim. Nuk e ndjejnë të nevojshme t’u japin votuesve asnjë shpjegim?! Një mik i mirë, personalitet ndërkombëtar dhe dashamirës i Shqipërisë do të thoshte për marrëveshjen e natës Rama-Basha: “Lala Kros o Lala Kros, vetë shkruaj e vetë vulos”…!

“Republika e Re” ra në ditën e saj të katërt!

Lufta kundër kanabizimit, për zgjedhje të lira e të ndershme dhe garancitë e kërkuara u përkthyen me 6 Ministri, 4 Drejtori sensitive për interesin publik (3 mujore), dhe “mbrojtësin” e popullit dhe kryesimin e administratës politike KQZ. E gjithe kjo maskaradë u luajt për tu siguruar dhe njëherë që pushteti dhe shteti do të menaxhohen nga partitë e mëdha pjellë e diktaturës, parti pa kauza kombëtare me vendimmarrje dhe shërbim të pushtetit të vjetër. Asnjë nga pikat e përfshira në pazar nuk sjell dritë në fund të tunelit të “transit tonë politik” që mund të çojnë në zgjidhje reale dhe reformë zgjedhore për të patur standarte si çdo shtet normal.  Për një gjë, unë si përfaqësues i një subjekti politik të djathtë, jam i kënaqur, sot më shumë se dje sepse opinion i ndershëm publik kuptoi në mënyrë transparente me fakte të pakundërshtueshme, që të gjithë partitë e Katovicës kanë humbur moralin e përfaqësimit të elektoratit të tyre. Asnjëra prej tyre nuk mendon më shumë se shifrat e mandateve dhe zonat ku do të investojnë për hegjemoninë e tyre ekonomike. Për fat të keq, sot kuptuam që kauza opozitare u vu në shitje dhe u ble me vende pa vlerë për kauzën në administratën e shtetit, ndërsa maxhoranca për të ruajtur trashëgimtarët e Byrosë Politike bëri gjoja tërheqjen e rradhës. Bashkëqeverisja e përkohshme dhe përfshirja e PD-së së Bashës në qeverine socialiste të krimit dhe korrupsionit, zhduk përfundimisht në çdo aspekt moral, ligjor dhe njollos idealizmin e opozitës së djathtë kundrejt oligarkisë së PPSH-së.

Perdja ra!

Në këtë lojë të madhe e të fshehtë në këtë Pazar bizantin me plotë kuptimin e fjalës, tamam në bunkerin ku 50 vite mbretëroi kreu i diktaturës, u firmos sipas një interesi të ngushtë, cinik dhe amoral, vetëm për të përfituar bashkësia politike e formuar nga Ramiz Alia. Për çdo shqiptar të ndershëm, mund të them që turpi e mbuloi Shqipërinë dhe ndjehem vërtetë keq, teksa shikoj që ëndrra jonë për respektim të shtetit ligjor, vlera dhe standarte perëndimore të funksionimit të tij, dinjiteti i të parëve tanë, dhe qëndresa e tyre për gjithë periudhën e diktaturës dhe post saj, u shkërmoq. Turpi e mbuloi këtë vend, me takime të pafund për 3 muaj gjoja konsensus, qeveri teknike, Republikë e Re, thirrje për dhunë e shkatërrimë të shtetit Shqiptar dhe të gjitha këto u zhdukën në eter si një flluskë sapuni në prag mbrëmjen e 17 Majit, ku ju vu vula pazarit, pa biseda paraprake, pa aleatë, në terr të plotë informativ, pa mbështetësit që u sakrifikuan për njërën palë. Ky elektorat i sakrifikuar, nga sot është jetim, është pa përfaqësim në këtë pazar, është i lënë në mëshirë të fatit, është i keqpërdorur, si këtu e 27 vite nga diletantë që kanë parë vetëm interesin e tyre të ngushtë klanor, duke patur vetëm një viktimë, elektoratin e djathtë.

Tani po, që jemi në monizëm!

Kjo ishte thirrja që një nga përfaqësuesit tradicional të së djathtës shqiptare O. Spahiu u bënte bashkëvuajtëve të vetë pas tradhëtisë së Bashës: “Të nderuar miqtë e mi të djathtë, përfaqësues të familjeve qëndrestare, nacionaliste dhe çdo shqiptari të ndershëm të ketij vendi! E ardhmja e Shqipërisë është e djathta reale, jo formacionet politike hibride të post diktaturës”.

“Republika e Re” ra në ditën e saj të katërt: Lufta kundër kanabizimit, për zgjedhje të lira e të ndershme dhe garancitë e kërkuara u përkthyen me 6 Ministri, 4 Drejtori sensitive për interesin publik (3 mujore), dhe “mbrojtësin” e popullit dhe kryesimin e administratës politike KQZ”

17 maji- “Përvjetori i dashurisë” Basha-Rama

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në gati tetë vite, ajo që ka bërë si drejtues i PD-së është dështimi i çdo kauze, tradhtia ndaj demokratëve, duke e çuar forcën më të madhe opozitare nga humbja në humbje. Për herë të parë në historinë e demokracisë në Shqipëri, PS mori tri mandate radhazi, dhe PD tri mandate në opozitë. Dhe kjo falë Lulzim Bashës dhe misionit të tij, të cilin duket se e ka arritur në perfeksion.

Por, kush është pikënisja e dështimeve të Lulzim Bashës?

Në fakt, duket se pikënisja e halleve të Lulzim Bashës, është pikërisht 17 maji i vitit 2017, dita kur u shit te Rama, e cila me sa duket është si një  hije e zezë që vijon ta përndjekë.

Në 18 shkurt të vitit 2017, pra në prag të zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike, e udhëhequr nga Lulzim Basha, filloi një protestë në Tiranë, e cila vijoi për rreth tre muaj në çadrën e vendosur në Bulevardin ? Dëshmorët e Kombit?, në kryeqytetin e Shqipërisë, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare. Lulzim Basha më 17 maj, pas pazarit me Edi Ramën, brenda pesë minutash pasi kaloi mesnata, dërgoi në KQZ një listë kandidatësh për deputetë, që askush nuk e dinte dhe Luli nuk kishte thirrur as kryesinë dhe as institucionet e tjera të partisë për të diskutuar këtë listë. Detajet e asaj marrëveshjeje nuk u bënë kurrë publike. Por, ajo që ndodhi më pas është mjaft e qartë. Lulzim Basha mori gjysmën e Qeverisë, hyri në zgjedhje me një listë skandaloze, dhe PD-ja pësoi një humbje katastrofike me rreth 230 mijë vota më pak se ditën që doli në opozitë, në 2013-ën. Por, për Lulzim Bashën kishte vetëm fitore. Lulzim Basha fitoi 16 milionë eurot e pallatit të vjehrrit të ndërtuar në rërën e detit Jon në Vlorë, bizneset e familjes së tij për çudi pësuan rritje, ndërsa demokratët pësuan humbje të njëpasnjëshme. Ndërsa sot, pasi ka ikur me turp nga PD-ja, pas dështimesh të njëpasnjëshme, ku gjithmonë ai fiton, por ia vjedhin votat, me sa duket Basha feston në heshtje përvjetorin e dashurisë së tij me Kryeministrin Edi Rama. Ai ja dorëzoi me proces-verbal, PD-në Alibeajt për përdorim të përkohshëm deri në 17 Maj 2023, dhe pas kësaj date Alibeaj duhet tja rikthejë sërisht Bashës, për ti dhënë vlerë binomit ALI-BASHA.

Si u tradhëtua më 17 Maj “Çadra e Lirisë”, për interesat e sektit mavi!

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës Telegraf

Më 17 shkurt 2017 demokratët i kërkuan Bashës, fillimin e rezistencës, antidiktatoriale dhe ky qëndrim i demokratëve u bë realitet të nesërmen pikërisht më 18 shkurt, kur demokratët vendosën ngritjen e “Çadrës”  përballë zyrave të kryeministrit Rama, por edhe përballë zyrave të ish-Komitetit Qëndror, të sistemit të Diktaturës. Edhe pse kreu i ‘Rilindjes’ fillimisht përdori ilaritetin për “Çadrën” dhe rezistencën e opozitës, koha tregoi se kjo qëndresë sa vinte dhe mori përkrahje jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Madje  “Çadra e Lirisë” dhe shpirti i rezistencës përballoi dimrin e acartë dhe pranvera dukej se do të vinte bashkë me “Lirinë dhe Demokracinë” për popullin shqiptar. Janë të freskëta momentet kur Edi Rama bënte xhirot nga zyra e qeverisë drejt “Shtëpisë Qeveritare” për të provokuar demokratët. Por askush nuk e mendonte se Rama kishte marrë garancinë nën heshtje të Bashës, ndaj dhe sulmonte vazhdimisht Metën duke i kërkuar që “ t’i hiqte prizën e oksigjenit – Çadrës së Lirisë”. Me ofrimin e muajit maj, protesta futej në muajin e 4-ët dhe kjo filloi të alarmonte Ramën dhe ‘sektin mavi” ndërkombëtar. Për këtë arsye u futën në lojë lobingjet, por edhe shumë emisarë europian, edhe pse nuk kishin fuqi. Në SHBA kishte pesë muaj që kishte ardhur në pushtet Presidenti Trump, dhe kjo e vinte në rrezik pushtetin e Ramës, i cili kishte bërë deklarata kontraverse si para fushatës amerikane, por edhe gjatë fushatës duke e konsideruar si “ e keqja e Amerikës dhe botës”?! Nga ana tjetër kancelarja gjermane Merkel, e kishte ngushtuar litarin dhe nga 5 pikat për integrimin të firmosura nga Stefan Fyler, gjermani i çoji në 14 pika, për integrimin e Shqipërisë. Ndaj të pasurit kundërshtar të dy prej vendeve më të fuqishme në botë si SHBA-të dhe Gjermania e detyruan Ramën t’i kthehej misionit të vjetër sorosian, ku që të dy, si Rama dhe Basha i bashkonte i njëjti mësues dhe e njëjta shkollë. Në kancelaritë e vendeve të BE-së , kryesisht Austri,Gjermani dhe Itali ,u zhvilluan shumë takime për daljen nga kriza, për kushtet dhe kryekushtin, që kishte të bënte me një kryeministër të ri në vend të Ramës, ndërrimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, dhe disa drejtori që kishin lidhje me oligarkinë dhe bizneset. Pas shumë dështimesh, për daljen nga “Çadra e Lirisë” dhe plotësimin e kushteve, situatën në dorë e mori David McAllister, një nga më të besuarit e kancelares Merkel, por edhe të diplomacisë së BE-së. Sipas marrëveshjes, që do nënshkruhej, Basha do dilte nga ‘Çadra’, do kishte qeveri teknike pa Ramën kryeministër, do kishte një drejtor të ri të Policisë së Shtetit. LSI do të dilte nga koalicioni me PS-në, do kishte një koalicion të gjerë të opozitës, çka i garantonte Bashës fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e qeverisë në shtatorin e 2017. Por çuditërisht, Basha nuk e firmosi paketën McAllister në Pallat të Kongreseve, duke theksuar se nuk e pranon Rama, edhe pse e kishte përgatitur vetë atë paketë bashkë me anti-rilindas. Edhe pse McAllister i kishte dhënë garanci Bashës, ky i fundit kreu aktin e turpit dhe të tradhëtisë, duke mos e firmosur. Nga ana e vetë Rama u tregua i gatshëm ta firmoste duke e nxjerrë zbuluar Bashën. Kjo ishte arsyeja që shumë europian dhe ata që merren me zgjedhjet, e anashkaluan Bashën dhe nuk e pranonin as në rrethin e ngushtë të bisedave dhe as në atë më të gjerë. Ndoshta ish-kamarieri i “Rinasit” dhe më vonë shoqëruesi i natës i financierit të fondacionit Soros në lokalet e “Bllokut” është i kapur. Gjynahet e brendshme dhe ato të studimeve në Holandë nuk e lënë të ngrejë kokë, ‘me apo pa video’ në rrugë apo kulte ! Basha zgjodhi interesin personal, ekonomik dhe financiar, duke qënë edhe më i shantazhueshëm. Por pasojat e Bashës, i përjetuan demokratët dhe mijra emigrantë që lanë atdheun nga shpresa e humbur dhe tradhëtia, e tij dhe diversantëve të huaj dhe vendas brenda Partisë Demokratike të vërtetë.