Endrit Braimllari: Vendi në varfëri ekstreme, ‘Lideri Global’ kujdeset për show në KiE

179
Sigal

Endrit Braimllari ka reaguar pas shfaqjes së turpshme që kryeministri i vendit ka bërë në Këshillin e Europës.

Braimllari është shprehur se ‘lideri global’ në vend që të merret me hallet e shqipëtarve që dita ditës po vuajnë dhe jetojnë në varfëri ekstreme merret me spektakël.

Postimi i Braimllarit:

Rama, lideri “global” që nuk ndjek dot modelin e Kosoves

Për dy ditë me radhë, kryeministri Edi Rama po mundohet të na shfaqet si mbrojtësi i çështjes shqiptare, duke na sjelle si një trofe fjalimin e mbajtur në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës.

“lideri global” ka harruar të merret me problemet e qytetareve që po varfërohen çdo ditë e më shumë nga rritja e çmimeve të mallrave të konsumit dhe naftës.

Ai nuk po dëgjon as kërkesat e drejta të pedagogëve që duan një trajtim dinjitoz nga shteti i tyre.

Në vend që të sulmojë pafund dhe te përbuzë shqiptarët e të dyjave shteteve, duhet te ndjekë të paktën modelin e qeverisë “Kurti” për mënyrën e trajtimit të pedagogëve.

Apo te japë ndihmë për shtresat në nevojë siç bëri së fundmi qeveria e Kosovës duke akorduar 100 euro për pensionistët e studentët dhe 50 euro shtesë në muaj për punonjësit e sektorit publik për përballizimin e krizës ekonomike botërore.