Endrit Braimllari: Shqipëria nuk meriton një kryeministër që bën pazare me krimin, në 16 shkurt të çlirojmë vendin nga Edi Rama

524
Sigal

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se dosja 339 është kthyer në makthin e Edi Ramës i cili po sillet si klloun si palaço, si viktimë para shqiptarëve vetëm për të hequr vëmendjen nga lidhja e tij me krimin e organizuar dhe përdorja në fushatë.

Statusi i plotë:

Dosja 339 makthi i Edi Ramës. Kjo dosje e ka detyruar këtë kryeministër të bëjë si klloun si palaço, si viktimë para shqiptarëve vetëm për të hequr vëmendjen nga lidhja e tij me krimin e organizuar dhe përdorja në fushatë. U vërtetua publikisht ajo çka ne kemi thënë prej kohësh që ky Kryeministër është i lidhur me krimin e organizuar dhe e ka përdorur gjerësisht në fushatë duke i dhënë mbështetje shtetërore në këmbim të votave. Kjo skemë kriminale është përdorur në çdo qark të vendit sepse ishte mënyra e vetme që Edi Rama të kompensonte konsumin e tij politik dhe varfërinë që qeveria e tij i ka shkaktuar shqiptarëve. Vënia e gjithë institucioneve shtetërore në shërbim të krimit të organizuar tregon qartë degradimin e një kryeministri i cili tani është peng i pazareve të Krimit. Shqipëria nuk meriton një kryeministër i cili bën pazare me krimin e organizuar ndaj të bëhemi të gjithë bashkë me 16 shkurt të çlirojmë vendin nga Edi Rama.