Endrit Braimllari: Rama tha se s’ka lekë për banorët e “Astir”, në fakt i vodhi vet paratë

890
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI dhe deputeti Endrit Braimllari, i pranishëm sot në protestën e banorëve të Unazës së Re, deklaroi se me këtë projekt u faktua korrupsioni më i madh qeveritar.

Braimllari tha se kjo aferë përfshinë direkt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Damian Gjiknuri dhe prokuroria duhet të hetojë pa vonesë.

“Edi Rama i’u tha banoreve qe nuk do ju dëmshpërblej sepse me ato para do te ndërtoj shkolla, por u vërtetua qe mashtroi sepse paratë do shkonin ne xhepin e Edi Ramës dhe jo ne shërbim te qytetareve. Prokuroria te hetoj Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Afrim Qendron. Mbahen ne burg qytetare te pafajshëm qe protestojnë për të mbrojtur pronën në të drejtën e tyre legjitime kurse Edi Rama me bandën e tij tallet me varfërinë e qytetareve”,- shkruan në Facebook Braimllari.