Endrit Braimllari: Policia e Shtetit është nën këmbët dhe urdhërat e krimit të organizuar

159
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari  me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

Braimllari është shprehur se përdorimi politik i Policisë së Shtetit rrezikon rendin dhe sigurinë publike.

‘Ngjarjet e fundit në vend, me një numër të lartë vrasjesh dhe atentatesh në kryeqytet por dhe në qytetet kryesore të vendit tregojne qartë mungesen e funksionimit të Policise së Shtetit e cila është kthyer në një strukturë politike në shërbim të krimit elektoral dhe jo në funksionin e saj të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike‘ shkruan ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Statusi i plotë:

Rendi dhe Siguria Publike është rrezikuar nga përdorimi politik i Policisë së Shtetit në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Policia e Shtetit u përdor si kurrë me parë si një strukture e Rilindjes e cila ishte në funksion të krimit të organizuar në mbështetje të përfaqësuesve të partisë shtet në çdo bashki të vendit.

Policia e Shtetit është nën këmbët dhe urdhërat e krimit te organizuar.

Ngjarjet e fundit në vend, me një numër të lartë vrasjesh dhe atentatesh në kryeqytet por dhe në qytetet kryesore të vendit tregojne qartë mungesen e funksionimit të Policise së Shtetit e cila është kthyer në një strukturë politike në shërbim të krimit elektoral dhe jo në funksionin e saj të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.