Endrit Braimllari: Me zgjedhjen e Presidentit, duan të tërheqin vëmendjen nga incineratorët dhe skandalet e qeverisjes

149
Sigal

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, është shprehur se në Koventën Kombëtare të LSI-së që do të mbahet më 25 korrik do të merren vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështje të brendshme të partisë.

Endrit Braimllari: Në Koventën Kombëtare të LSI do të merren disa vendime shumë të rëndësishme që ka të bëjë me çështjet e brendshme të LSI-së, por edhe me strukturat për zgjedhjet vendore të 2023. Ajo që përbën thelbin e gjithçkaje është redimensionimi i opozitës për të bërë një opozutë që vendoset përballë mazhorancës

25 prilli nxori në pah funksionimin e vërtetë të opozitës. Është e qartë që Basha ka qenë në një marrëdhënie të drejtpërdrejt me Ramën për interesa personal dhe shiti kauzën, dhe 25 prillin. Ka ardhur momenti i një ridimensionimi të opozitës  për ta vendosur përballë regjimit.

Ndërkohë ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se Edi Rama me artikulimet e tij, kërkon që të largojë vëmendjen nga çështja e incineratorëve.Më tej theksoi se Kryeministri e ka në kokë emrin e kreut të ri të shtetit. Është një emër i paracaktuar dhe këtë Rama e ka përcaktuar edhe me ndryshimet kushtetuese të 2008.