Endrit Braimllari: Edi Rama ka shkatërruar vendin duke e zhytur në varfëri ekstreme dhe duke i detyruar të rinjtë të emigrojnë

394
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar takime me të rinjtë në Korçë.

“Të rinjtë çdo ditë e më shumë po e lënë vendin sepse nuk kanë mundësi punësimi, siguri publike dhe një sistem arsimor që ti shërbejë tregut të punës.”-shkruan Braimllari

Postimi i plotë:

Me Enon në Korçë, i cili na prezantoi miqtë e tij.
Shqetësuese largimi i të rinjve nga vendi për shkak të kësaj qeverie dhe te këtij kryeministri. Të rinjtë çdo ditë e më shumë po e lënë vendin sepse nuk kanë mundësi punësimi, siguri publike dhe një sistem arsimor që ti shërbejë tregut të punës.

Edi Rama ka shkatërruar vendin duke e zhytur në varfëri ekstreme dhe duke i detyruar te rinjtë të emigrojnë.

LSI angazhohet ne hartimin e politikave në shërbim të rinjve. Hapjen e vendeve të reja të punës. Arsim profesional dhe investim në bujqësi si një mundësi e mirë për të zhvilluar ekonominë dhe për të hapur vende të reja pune.