EMRAT/ Ja kush janë zyrtarët e drejtuesit e PS të kapur në përgjime me Avdylajt

570
Sigal

Në 6 përgjimet që gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi sot, janë disa zyrtarë përmenden ose bashkëbisedojnë me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylajn.

Me këto persona, Avdylaj ndërhyn kryesisht për të marrë vota për PS, por edhe për të propozuar emrin e një personi të afërt me të, për kandidat për deputet dhe jo vetëm…

Por kush janë emrat e zyrtarëve që përmenden në këto përgjime?!

I pari është Vangush Dako, kryebashkiaku i Durrësit.

Një prej personave të tjerë që ka komunikuar me Avdylajn, dhe që del nga këto përgjime, është Ivo Doçi, i cili është përgjegjësi i repartit të Shijakut që varet nga UKD.

Elton Arbana është një tjetër emër, i cili është kandidat për kryetar Bashkie në Shijak.

Ilir Ndraxhi, deputet i PS, ndërsa Arjan Ndraxhi është vëllai i tij.

Ardian Kokomani, i cili është aktualisht kryetar Bashkie në Shijak.

Ani Dyrmishi, i cili asokohe ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës, ndërsa aktualisht është drejtor i Përgjithshëm i hekurudhave shqiptare.

Ndërkohë, një tjetër emër që përmendet në këto përgjime të dy viteve më parë, është Vath Alla, një qytetar nga Ishmi që pretendon një tokë në bregdetin e Kepit të Rodonit, dhe mik i afërt me Avdylajt.