Emiriana Sako: Vijojmë punën për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen

97
Sigal

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se po vijon puna për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

“Aktualisht po punojmë në njësinë administrative të Sukthit ku po kryhen punime për rehabilitimin e argjinaturës, ngritja e bankinës, dhe sistemimi i saj në një gjatësi prej 1.3 kilometra.”,- shkruan ndër të tjera Sako në “Facebook”.

Gjithashtu sfidat e grave në biznes si dhe krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e sipërmarrjes së grave kanw qenw nw fokusin e Sakos.

Mw herwt kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ambasadori i Holandës, Reinout Vos dhe drejtoresha e qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Mirela Arqimandriti zhvilluan sot një takim me gratë dhe vajzat që drejtojnë me sukses biznese të ndryshme.

Ky ishte aktiviteti përmbyllës i trajnimit “Talent në biznes për gratë sipërmarrëse” organizuar nga qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) në kuadër të projektit “Ajo drejton” i mbështetur nga qeveria holandeze.

Në fjalën e saj, Sako vlerësoi se bizneset në pronësi të grave janë pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë lokale.

“Mbështetja e sipërmarrjes së grave dhe vajzave si dhe krijimi i lehtësirave fiskale janë dhe do të vazhdojnë të jenë hapa të rëndësishëm në punën tonë”,- tha Sako.