Emërimet në Gjykatën e Lartë/ Kreu i Shtetit dekreton gjyqtaren Arbena Ahmeti. Ambasadorja Kim: Dekretimi i gjyqtarit të 10-të rrit funksionalitetin

247
Sigal

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim përshëndeti dekretimin e gjyqtarit të 10-të të Gjykatës së Lartë nga Presidenti i Republikës.

“Ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë dekretimin e sotëm nga Presidenca të gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë”, tha Kim në një reagim. “Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson Gjykatës së Lartë të emërojë një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Kim.