Eduard Halimi: Marrveshja për migracionin me Italinë, mes paligjshmërisë dhe tradhtisë kombëtare

Ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, një nga ekspertët më të mirë të drejtësisë shqiptare por edhe të së drejtës ndërkombëtare analizon paligjshmërinë e marveshjes Meloni – Rama për emigrantët afrikanë që kërkohet të vendosen në kampet shqiptare. Shkurt e saktë, ja përcaktimi i tij:


5 pa përputhshmëri juridike rreth marrëveshjes së migracionit me Italinë

Sigal

1.Marrëveshja nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “J.A. dhe të Tjerët kundër Italisë”, me nr. aplikimi 21329/18, datë 30.06.2023 (final)

2.Marrëveshja nuk është në përputhje me nenin 5, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi emigrantëve, të cilët vendosen në këto kampe, u hiqet LIRIA në mënyrë KOLEKTIVE me vendim qeveritare pa mundësi ankimi gjyqësor!

3.Marrëveshja nuk është në përputhje me nenin 4, të Protokollit 4, të KEDNJ-së që parashikon ndalimin e dëbimeve/largimeve KOLEKTIVE, si për 3 mijë apo 36 mijë.

4.Marrëveshja shkel rëndë gërmën “a”, të pikës 121, të Kushtetutës sepse çdo marrëveshje ndërkombëtare që lidhet nga Republika e Shqipërisë dhe që ka lidhje me dhënien e territoreve apo juridiksioneve, duhet të bëhet VETËM me ligj.

5.Edhe sikur të mos ekzistonte detyrimi i mësipërm, marrëveshja ndërmjet dy qeverive shkel pikën 3, të nenit 121, të Kushtetuës sepse Kryeministri nuk rezulton të këtë njoftuar Kuvendin për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje