“Edi Rama me skuthin e tij më bllokoi rrugën sot”, Sali Berisha kërcënon Kryeministrin: Do ngujohesh në Surrel nëse nuk …

389
Sigal

Vij sot për të shprehur mirënjohejn për qytetarët e këtij qyteti heoroik, që u ngrit si vigan, në vitet e diktatures, me thirrjet liri demokraci, dy gishtat e fitores. Ccliruan qytetin tuaj nga diktatura, për të mos u dorëzuar më kurrë në kthetrat e saj. Grupet anti-komuniste të këtij qyteti, djem dhe vajza, u përballen me diktaturën në stadiumin Besa. Në komisariatin e policisë. Në këto përballje dhe në vazhdim të tyre ra për tu bërë i pavdekshëm Josip Guda. Themelimi i PD e gjeti Kavajën bastion të partisë, të lirë. Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjidhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu. Por unë para jush do ti them hiq dorë nga këto akte të ulëta se në mënyrë absolute do ngujohesh në Surrel dhe s’do zbresësh në zyrën tënde derisa të vendosim ne.