Edi Rama dhe Ilir Meta takohen në Kryesinë e Kuvendit. Çfarë do të ndodhë me koalicionin?

477
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta kanë nisur takimin e tyre kokë më kokë. Takimi mbahet në Kryesinë e Kuvendit dhe vjen në një moment tepër të tensionuar të situatës politike në vend, por edhe të marrëdhënies së koalicionit. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë Kuvendi miratoi në një seancë të jashtëzakonshme 3 emrat e mazhorancës për komisionin e vettingut. Ndërsa nesër pritet të zhvillohet seanca plenare. Mësohet se do të diskutohet edhe për propozimin e Metës si President i ardhshëm i Shqipërisë.
Sigal