Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama për qëndrimin e mbajtur nga ky i fundit për planin ekonomik të propozuar nga demokratët për krizën.
Me anë të një shënimi në “Facebook”, Bardhi i kërkoi Ramës që të nisë zbatimin sa më parë të masave të propozuara nga PD.
STATUSI I BARDHIT
“Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD. Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin. Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar.”






















