Durrës, Dako drejt fitores, në avantazh ndaj Dumës me 10 mijë vota

470
Kandidati i majtë Vangjush Dako vijon të ruajë një avanzh të ndjeshëm me rreth 10 mijë vota kundrejt Grida Dumës së PD-së në bashkinë e Durrësit.
Deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, grupet e numërimit kanë numëruar 207 QV nga 310 që janë gjithsej.
Nga të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Dako i PS-së deri tani ka 37.407 vota, ndërsa Duma 27.288 vota. Thirrjes për të votuar iu përgjigjën 66.499 qytetarë durrsakë, ose 42.90% e popullësisë.
Sigal