Dule kundër Ramës pas kërcënimit të Blushit

427
Sigal

Kryetari i PDBD, Vangjel Dule shpërtheu në kuvend kundër kryeministrit Edi Rama, pasi deputeti Ben Blushi publikoi një mesazh kërcënues që i kishte ardhur nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

“Plas skaldali më i madh në podiumin e parlamentit. Një koleg deputet na njofton se është kërcënuar. Përgjegjësia jonë është politike, pastaj edhe penale. Jemi dëshmitarë që po ndodh një krim dhe përpiqemi t’i fshihemi. Zoti Kryetar (i drejtohet Metës), konsultohuni me këshilltarët, thërrisni byronë. Ndoshta kryeministri nuk e ndjen përgjegjësinë për t’u përballur me deputetin dhe opinionin. Por ne e kemi detyrim. Nëse ka arritur situata që të dëgjojmë nga podiumi i parlamentit që një kolëg kërcënohet dhe askujt nuk i djersin veshi, atëherë për çfarë reforme në drejtësi flasim” Cfarë presim më. A mund të ketë kriminalziim të mëtejshem jeta politike?” u shpreh Dule.