“Duhet të sillemi si anëtarë të NATO-s” intervista e Kodhelit për gazetën Greke ‘Ethnos’

Në një intervistë për të përditshmen greke “Ethnos” Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u ka dhënë përgjigje çështjeve të nxehta me dy vendeve si çamët, të drejtat e minoritetin grek, nacionalizmi, etj.

Duke komentuar shfaqjen më të fundit të homologut grek Kamenos, i cili vizitoi zonat pranë kufirit me Shqipërinë me veshje ushtarake, Kodheli tha se “një vend duhet të sillet si anëtar i NATO-s brenda dhe jashtë kufijve të tij”, duke shtuar se beson në vlerat që mbrojmë çdo ditë dhe se beson më shumë në moton e aleancës “28 për një dhe 1 për 28”.

Sigal

Ministrja shqiptare u pyet dhe për faktin se ka një rritje të retorikës nacionaliste nga ana e Shqipërisë që prekin sipas tyre, të drejtat e pakicës dhe minojnë klimën e besimit mes dy vendeve, por Kodheli shprehet se Shqipëria hyn në ato vende me nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe kjo jo vetëm në ligj por dhe në atë dhe shihet dhe mendohet në jetën e përditshme.

“Dhe mund të them pa ekzagjerim se në këtë çështje ne shqiptarët jemi unike. Çdo gjë tjetër është retorikë”, theksoi Kodheli.

Ajo i ka dhënë përgjigje dhe çështjes së ngritjes së varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, duke theksuar se kjo çështje por dhe të tjera të pazgjidhura janë në axhendën e së ardhmes dhe se ato duhet të formojnë shtyllat e një bashkëpunimi më të fortë mes dy vendeve.