Dritan Shano: Sugjerim për ambasadorin e ri të BE-së

460
Integrimi Evropian është para së gjithash një proces ndryshimi kulture të të gjithë shqiptarëve nga orientale [osmano-puniste] në oksidentale. Ky proces ndodh në mendjen dhe shpirtin e njerëzve dhe jo të qeverive. Thelbi i këtij procesi është që populli në demokraci ta shohë qeverinë si një të keqe të domosdoshme, dhe jo si në totalitarizëm ku e sheh qeverinë si të mirën e amshuar. Ndryshimi i kësaj kulture është në realitet Integrimi Evropian. Ne jetojmë në një kohë kur “the messenger is the message” dhe kur perceptimi dominon sjelljen e njerëzve. Është e lehtë të imagjinosh se çfarë efektesh të dëmshme krijohen nga perceptime të gabuara për shkak të “korrierëve” të papërshtatshëm. Ndaj, për të mos frenuar prapë seriozisht këtë proces delikat dhe në vetvete të ngadaltë të integrimit Evropian mes shqiptarëve, mendjet e mençura në Komisionin e BE-së duhet të mbajë parasysh, që Ambasadori i ardhshëm i BE-së në Tiranë, kategorikisht nuk duhet të jetë përsëri një person qe e ka origjinën nga ndonjë prej vendeve të pushtuara më parë nga Osmanët.


Sigal