Sigal

Gjithçka për të vënë nën kontroll dhe universitetet! Në fillim u mundua t’i blejë studentët, nuk ia doli. Pastaj përdori përçarjen e tyre, por pa rezultat. Vazhdoi me kërcënimin dhe shantazh ndaj prindërve, nuk ia arriti. Vijoi me skenarët e dhunës dhe terrorit. U çoi policinë e shtetit dhe dhunoi studentët. I la pa bukë, pa ujë, pa drita. U çoi administratorë të prishin protestën. U çoi policinë e Safet Gjicit të shtypë protestuesit. Tani do çojë të besuarit të tij të kontrollojnë sekretaritë e fakulteteve, duke shkelur mbi autonominë e institucioneve të arsimit. Edi Rama është gati të bëjë gjithçka për pushtetin e tij. Prokuroria duhet të hetojë menjëherë dhunën e policisë ndaj studentëve dhe shkeljen e ligjit nga administratorët e qeverisë pranë universiteteve. Çdo vonesë në nisjen e hetimeve e bën prokurorinë bashkëfajtore me Edi Ramën ne dhunën ndaj studentëve dhe në shkeljen e ligjit dhe të drejtës për të protestuar.