Dr. Ina Zhupa: Kuvendin duan ta transmetojnë në “GRTV” (Gramoz Ruci tv) si shembull i aktivitetet të kryeministrit në “ERTV”

432
Sigal

 

Nga Ina Zhupa

Kuvendin duan ta transmetojnë në “GRTV” (Gramoz Ruci tv) si shembull i aktivitetet të kryeministrit në “ERTV”

I bashkohem gazetarëve në kërkesën e drejtë për pjesmarrje në veprimtarinë e kuvendit të Shqipërisë.

Kuvendi jolegjitim merr vendime në fund të legjislaturës që mos të lejoj mediat në aktivitetin ditor të kuvendit të ardhshëm në shtator me justifikimin sepse bezdisen deputetët. Kjo është e papranueshme!

Deputetët janë përfaqësues të popullit dhe duhet të kenë interes parësor që të ketë transparencë të plotë me publikun për diskutimet, qëndrimet dhe votimet e tyre.

Media i shërben publikut si dritare informacioni. Bezdia nga media fsheh frikën se mos ju del në pah injoranca argumentuese e pjesë të mirë të deputetevë dhe ballafaqimin e vendimarrjeve të tyre me elektoratin.