Dr. Ina Zhupa bashkon demokratët në Sarandë!

538
Sigal

Në procesin e votimeve të brendshëm që u përfshi Partia Demokratike në shtator-tetor 2020, shtatë kandidatë të votuar nga anëtarësia nuk erdhën në listën përfundimtare të qarkut Vlorë, duke u futur në listë edhe kandidat nga bashkitë e tjera të qarkut.

Mesa duket Ina Zhupa ka arritur që pavarësisht se nuk e gjetën veten në listë, t’i bashkojë për t’i dhënë mbështetje asaj dhe të PD në Sarandë.

Ajo ka ndarë një foto me grupin në rrjetet sociale ku shkruan “Në Sarandë kemi bërë një superekip! Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 25 Prillit. Jam e privilegjuar që Kreshnik Bozho, Ilir Nikolla, Zana Piro, Skerdilaid Sulozeqi, Klaudia Bajrami, Shpetim Ahmeti, Irini Naci, njerëz të nderuar në Sarandë, po më mbështesin në fushatë dhe po punojmë të gjithë për fitoren e PD. Vetëm duke qenë bashkë, ne mund të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe mezi e presin! Bashkimi bën fuqinë!”

Ina Zhupa është nr 2 i listës së Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës.