Nora Malaj: 25 prilli është dita e fitores të së mirës mbi të keqen

215
Sigal

Ditën e sotme, kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj ka zhvilluar takim me banorët e Njësisë nr.10 në qytetin e Tiranës nga se kjo njësi është sfidantë duke filluar që nga dashuria, të cilën rrezatojnë njerëzit.

“Jo më kot kjo zonë është zgjedhur si zona sfidante, pasi votimi elekronik dhe numërimi elektronik, si model i parë për një Shqipëri të së ardhmes digjitale, është dhe sfida në zgjedhjet Parlamentare 2021.
Kjo është njësia, ku gjallëron jeta dhe qyetaria. Është njësi që rrezaton qytetari e mençuri. Është njesia, ku LSI ka rrënjë të thella dhe aq të forta, sa askush nuk mund t’i levizë dot”,- shprehet Malaj në një mesazh të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Mesazhi i saj i plotë:

Pemën me kokrra e gjuajnë
Njesia 10 në Qarkun e Tiranës është njësi sfidante
Sfida fillon te dashuria që njerëzit rrezatojnë
Te energjia dhe entuziazmi që tregojnë
Te vlerësimi per njerëzit e punës dhe te misioni që i ka venë vetes LSI.
Këtë e tregoi dhe takimi i shtabit sot në këtë njësi.
Jo më kot kjo zonë është zgjedhur si zona sfidante, pasi votimi elekronik dhe numërimi elektronik, si model i parë për një Shqipëri të së ardhmes digjitale, është dhe sfida në zgjedhjet Parlamentare 2021.
Kjo është njësia, ku gjallëron jeta dhe qyetaria. Është njësi që rrezaton qytetari e mençuri. Është njesia, ku LSI ka rrënjë të thella dhe aq të forta, sa askush nuk mund t’i levizë dot. Është ajo pema që është kokërrplotë dhe ndonëse hera – herës gjuhet, ajo në çdo stinë prodhon kokrra dhe asnjëherë nuk përkulet.
E pashë dhe sot, sesa shumë te rinj e të reja, burra e gra, gjyshe e gjyshër ishin në takimin e pasdites.
Mirënjohje për shtabin dhe organizimin e LSI të Njësisë 10
Njësia 10 është frymëzimi dhe fytyra e vërtetë e mirësisë dhe energjisë njerëzore
Është e bukur stina e pranverës, por më e bukur do të jetë dita e shpresēs dhe uragani i Njēsisë 10, që do të jetë vota e qytetarit për LSI dhe mirësinë e Shqipërisë
Sot ishte sprova, nesër është misioni dhe në datën 25 Prill është fitorja e të mirës mbi të keqen, e dashurisë mbi urrejtjen, e vlerës mbi antivlerën, e mirënjohjes mbi mosmirënjohjen, e dashurisë mbi ligësisë!
Është beteja më e bukur për lirinë dhe të drejtat e njeriut.
Është beteja për t’i kthyer Parlamentit shqiptar, identitetin, integritetin dhe patriotizmin
#ShqiperiaShtepiaJuaj
#VotoNr6LSI
#VotoNr8NoraMalaj