Dr.Halim Kosova: Më s’kualifikuan njerzit e aferave dhe korrupsionit

133

Dr. Halim Kosova flet për Komisionin e verifikimit të kandidatëve të PD-së: Më skualifikuan, ngaqë nuk shava PS-në

Më thanë ik, se do të të lëshojmë Rulin dhe Nishanin

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Berisha, ish-kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Halim Kosova, në një intervistë televizive  ka rrëfyer një episode, sesi nuk i është hapur dera e një zyre në PD, ndërsa dy drejtuesit e Komisionit për verifikimin e kandidaturave, Genc Ruli dhe Bujar Nishani e kanë skualifikuar. Për Rulin, Kosova foli me ironi, si njeri që është përfolur për korrupsion, ndërsa për Nishanin, ish-deputeti deklaroi se “ai vetë me dy palë pampers e ka skualifikuar si të padenjë për të qenë në listat për deputetë”.

Deklarata e Dr. Halim Kosovës për Bujar Nishanin

Kjo e do një ilaç me se s’bën, shqiptarët janë të mërzitur sot. Nuk dinë cilës anë ti besojnë. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë, por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim. Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD-së, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep. Dera që e mbyllur, i rashë, i rashë, nuk u përgjigj njeri. Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë. Kur më mbrapa, një zë, as burrë, as grua, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje. Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon.

Ironia e Dr. Kosovës për Genc Rulin

Është lodhur për PD-në, që nuk i ka dalë kurrë zëri, për abuzim, vjedhje për një aferë apo korrupsion

Mesa di unë Komisioni e ka mbaruar punën. Unë i mbahem asaj dhe e kam të vërtetuar nga jeta, çdo familje, çdo institucion merr fytyrën e atij që i drejton. Dhe këtë e kam parë, ka qenë po ajo administratë, vajta unë s’abuzohej më. Do të thotë, roli kyç i individit është i rëndësishëm, aq sa merr fytyrën.  Basha më kërkoi të drejtoja Komisionin e Etikës, m’u lut. I thashë dakord, në rregull. Por nuk mbaroi puna me emërimin, m’u desh një punë e madhe, Ambasada Amerikane më ndihmoi, 5 të rinj më ndihmuan, duhej përshtatur, doli diçka jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo që nuk është përmendur në asnjë mbledhje që as i ka lexuar njeri se janë bërë formale, nuk është zënë në gojë që shoh se ka lënduar njerëz. Që nëse ky Komisioni thotë që “Adi nuk bën për këtë punë, Adi të ketë mundësi të bëjë ankimimim, “ore pse s’jam”. Po si të bëhet pa të dhëna plotësuese. Kjo është e rëndësishme, mos të brengosen njerëzit. Se kjo pas vitit të ri, do të jetë e dhimbshme për PD. Basha ka një lloj melhemi, që iu thotë, je vajza e Gencit, këtu jemi e rregullojmë këtë punë me strukturat. Këtë iu ka thënë të gjithëve. Por një plagë nuk rregullohet me llaç, vetëm rrezja e diellit i mbyll mikrobet. Unë them se do të ketë një kosto për PD. Ndërtimi i pyetësorit, kur mu hoq nga dora, thashë ok, rëndësi ka që ti ke bërë një pyetësor. PD ka një formular që po të zbatohet ka një filtrim të mirë të njerëzve. I kam thënë vetes po s’e përdore ti, le ta përdorë kush të dojë. Të jem i saktë. Me shumë kujdes Basha zgjodhi një njeri që në 30 vite është lodhur për Partinë Demokratike, që nuk i ka dalë kurrë zëri, për abuzim, vjedhje për një aferë apo korrupsion. Që kur e sheh në fytyrë, të jep një largpamësi, një zemërgjerësi, një dritë për të ardhmen e vendit, të jep entuziazëm dhe këtë nuk e di… Komentin më të gjatë do e jap pas vitit të ri, se ka hapësirë për pas vitit të ri. Le të presim gjelin e Detit kësaj here.