Aksident i rëndë në Dibër, një viktimë dhe tre të plagosur

384
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se një makinë tip “Opel” që drejtohej nga një 26-vjeçar me iniciale L.Gj. nga fshati Arras ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën njëri nga 3 pasagjerët.

Viktima është me iniciale M.B. rreth 34 vjeç. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Policia thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen.