Dorëheqja e zv.kancelarit austriak pas skandalit, Strazimiri “leksion” Ramës: Përgjimet nuk u quajtën ‘llafe’

503
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me dorëheqjen e zv/kancelarit austriak, ndërsa heq një paralele me situatën ku ndodhet vendi aktualisht. Strazimiri shkruan se kancelari austriak Kurtz ndryshe nga Rama, përgjimet nuk i quan llafe pa vlerë, por prova!

“Sipas mediave gjermane, Zëvendës Kancelari Strache, ka komunikuar me disa biznesmenë në Ibiza në 2017, duke premtuar tendera në këmbim të mbështetjes në fushatë elektorale…

Biznesmenët (jo trafikantë droge) i janë ofruar ta ndihmojnë përmes blerjes së gazetës “Kurier” (jo me çantë me pare)!

Sapo lajmi është marrë vesh zëvendës Kancelari Strache ka dhënë dorëheqjen nga qeveria po e po, por edhe nga drejtimi i partisë!

Kancelari Kurz, “çuditërisht” nuk tha “që nuk është provë”, as “të shohim si do vendosë drejtësia”, as “është i pafajshëm derisa të dënohet”…”

JO!

Pritet të dalë dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme, megjithëse nuk rezulton që premtimet e Strache ndaj biznesmenëve në fjalë, të jenë vënë në jetë gjatë këtyre 2 viteve në pushtet…” -shkruan ndër të tjera Strazimiri.