Dorëheqja e Qatos, reagon Tabaku: Si pasojë e luftës së klaneve në PS, nesër nxjerrim provat

448
Sigal

Këtë të enjte drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato njoftoi dorëheqjen e saj nga detyra, duke u shprehur se vendimi i saj vejn për shkak se ndaj saj janë ngritur disa akuza nga një kompani.

Lidhur më dorëheqjen e drejtoreshës së ARRSH, ka reaguar ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku. Ajo shprehet se dorëheqja e saj është lënë qëllimisht sot, pasi pas pak do të jepet dhe vendimi i gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas, ish-deputetes dorëheqja e Qatos ka qenë e firmosur që ditën e djeshme, por u la qëllimishte sot që të bëhej publike.

REAGIMI I TABAKUT NE FB:

Jorida Tabaku: Largimi i Sonila Qatos, pjesë e luftës së brendshme për vjedhjen e milionave eurove me kompanitë e Edi Ramës. “Nesër nxjerrim provat”

Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!

Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.