Dorëheqja e Bashës, Këlliçi: I vonuar, por i duhur! Hapi i parë do të jetë ç’bunkerizimi i PD-së

162
Sigal

Deputeti Belind Këlliçi, i ftuar në një emision, foli për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Gjatë bisedës në studio ai theksoi ky hap ishte një hap i vonuar por i domosdoshëm.

“Zoti Basha u largua nga zyra sepse u shkarkua. Vendimi i delegatëve është ratifikuar, zoti Basha u shkarkua nga anëtarësia, por është për tu përshëndetur një vendim i vonuar. I takon bazës të zbatojnë vendimet e Kuvendit të PD. Ky ka qenë një hap edhe pse i vonuar një gjysmë hap i mirë, për të zgjidhur krizën.

Këto muaj ka pasur debat pafund dhe qeveria është lënë në harresë. Ky debat ka qenë i dyanshëm dhe fokusi ka qenë zgjidhja e krizës së brendshme. Ka një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit, qëllimi mbetet edhe normalizimi i marrëdhënieve me kolegët tanë.

Unë hyj ke ata politikanë të rinj që mendoj se në politik ka njerëz me kontribute dhe nuk kemi luksin të humbasim me njerëz dhe e vetmja mënyrë është vota…

Selia u kthye në bunker dhe një tjetër detyrë është të ç’bunkerizohet PD.

Hapi i parë do të jetë ç’bunkerizimi i PD, s’mund të kalohet pa harruar gazi lotsjellës i demokratëve, rrahja e tyre sepse kishin shkuar në seli. Më është vjedhur zyra nga njerëz të armatosur dhe këtë nuk e harroj, nga Prokuroria nuk jam thirrur, por këtë çështje nuk e lë. Ky është pra një moment reflektimi”, tha Këlliçi.