Donald Trump uron 113 vjetorin e Pavarësisë.Presidenti Begaj: I nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Pavarësinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e pavarësisë.

Urimet janë përcjellë përmes Presidentit Begaj, i cili nëpërmjet një regaimi në rrjete sociale ka falenderuar SHBA-të. Më tej, Begaj shkruan se vendi ynë ka si prioritet bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.

NOA

“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA. Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!“, shkruan Begaj në rrjete sociale.

Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912  nga Ismail Qemali në Vlorë. Në Kuvend morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Menjëherë më pas, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur.