Donald Lu: Prokurorë nga Uashingtoni për të hetuar nivelet më të larta të politikës

432
Sigal

 

 

Ambasadori amerikan në
vendin tonë, ka deklaruar se do të vijnë prokurorë dhe hetues nga Uashingtoni
për të hetuar politikanët e lidhur me krimin në Shqipëri. Ai zbuloi se Edi Rama
ka qenë në muajin Prill në zyrat e FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku
është rënë dakord edhe për modalitetet, pra se si do të ndihmojë FBI, Byronë e
Hetimit në Shqipëri. Më tej ai foli për disa nga krerët e  pandëshkuar nga drejtësia shqipatre,
megjithëse ka pasur fakte dhe dokumente të pakontestueshme nga organet e
hetimit. “Në Shqipëri kapot e trafikimit të drogës, si Emiljano Shullazi, i
cili për shumë vite është akuzuar për vrasje për trafikim por vetëm sëfundmi
është arrestuar. Shqipëria ka nivelin më të ulët të ndëshkueshmërisë për krerët
e krimit, të cilët lëvizin lirshëm për shkak të lidhjes me njerëz me ndikim në
shtet”, u shpreh amabsadori amerikan. Më tej, vazhdoi: “Situata në Shqipëri
është serioze, por reforma në gjyqësor dhe ligji i dekriminalizimit do të bëjnë
të mundur shkëpuetjen e lidhjeve krim-politikë. Shqiptarët janë të lodhur me
këto situata”. “Ne mbështetim një prokurori të veçantë për korrupsionin në
nivelin e lartë. Për të mbështetur Byronë, do të angazhohet FBI-ja. Rama ka
vizituar zyrat e FBI së në Prill. Kështu një grup hetuesish e prokurorësh do të
vijnë nga Uashingtoni për trajnimet. Pra do të jenë njerëz pa lidhje politike.
Është në interesin e SHBA dhe të BE që të trajtohen problemet e krimit të organizuar
në Shqipëri”, u shpreh ambasadori Donald Lu.