Do të shkarkohet Denar Biba nga Zv.kryetar i KQZ-së?

632
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Denar Biba akoma është zëvendëskryetar i KQZ-së, edhe pse u detyrua të pranojë që audio-përgjimi është origjinal. Si ka mundësi, që Denar Biba nuk ka kaq moral qytetar, sa të japë dorëheqjen nga KQZ? Si mund të besohet se Denar Biba do të zbatojë Kushtetutën në KQZ, derisa ai u bë sekseri i kryeministrit dhe shantazhi edhe gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut, madje, edhe duke e kërcënuar haptas, se, nëse gjyqtari i Gjykatës së Strasburgut nuk zbaton urdhrat e kryeministrit, atëherë ai do të mbetet i papunë në Shqipëri? Denar Biba, jo vetëm që nuk ndjen aspak pendesë morale e qytetare, por, përkundrazi, duke pasur mbështetjen e kryeministrit (derisa kryeministri nuk e shkarkoi nga KQZ-ja) por edhe gënjeu publikisht, duke thënë se Gjykata e Strasburgut nuk ka reaguar. Strasburgu e përgënjeshtroi dje Denar Bibën. Po kryeministri Rama, përse nuk e shkarkon Denar Biba, për shantazhin që i bëri në emër të tij gjyqtarit të Strasburgut? Mos vallë kryeministri Rama hesht, ndoshta Denar Biba e mban peng? Përse KQZ-ja, si institucion kushtetues nuk e shkakton Denar Biba, si shantazhues ndaj Gjykatës së Strasburgut? Sa koma akoma, Denar Biba të jetë zëvendës kryetar i KQZ-së, më shumë faji rëndon kryeministrin Rama, por edhe më shumë bëhet edhe i pabesueshëm edhe KQZ-ja në rolin që mund të ketë ajo si institucion kushtetues në procesin e zgjedhjeve. Kush do t’i mbrojë votat e shqiptarëve në zgjedhjet vendore të 2019-s, nga sekseri i kryeministrit Rama, në qoftë se Denar Biba do të vazhdojë të jetë zëvendëskryetar i KQZ-së?